Personazh/ 85 vjeçari nga Kukësi punon tokën çdo ditë: Eshtë fuqia ime! Një ditë edhe të rinjtë do të kthehen

31 Mars, 11:39| Përditesimi: 31 Mars, 11:51

  • Share

KUKES-  As mosha e thyer nuk e ndan nga toka e tij, Sinan Matmujën në fshatin Breglumë i Kukësit.

Teksa pranvera ka hapur sezonin për bujqësinë me krasitjen e pemëve e punimin e tokës, Sinanin 85 vjeçe e gjejmë me vreshtit të tij kujdeset çdo ditë për 500 rrënjë rrushi.

"Çohem në sabah, Bismilah e pi një kafe. Dal pastaj e shoh tokën, e kqyr edhe mendoj a kam fuqi me hy në tokë apo jo. I kam bërë hyzmet rrushit, e kam punuar, vadite, 1 milion (të vjetra) lekë i kam fituar me raki. Tjetërsoj s’përdor vetëm pleh organik"

Dikur ka punuar në sektorët më të vështirë të industrisë.

Kam punuar në minierë të Bakrit për 15 vjet, 10 vjet në Uzinë të Bakrit, punë të rënda, zanat.

Ndalet për një çast teksa gazetari i Report TV e pyet nëse rinia duhet ta dojë tokën e vet. Sinani thotë se njerëzit po i largohen punës, por flet me siguri se ata do kthehen një ditë.

Për me u dashtë, duhet, por janë mësuar me dalë jashtë. Por krejt kanë me ardhë këtu

Djali i tij, Agroni është traktorist të cilin e gjejmë në parcelë. Ai thotë se sot toka punohet shumë pak.

Dikur dilja në 7 të mëngjesit deri në 7 të darkës. Tani i janë drejtuar të gjithë emigrimit, e kanë mbetur tokat djerra krejt. Kosotja nuk e mbulon, shtrenjtë nafta, kimikatet shtrenjtë, farërat shtrenjtë. Krahë pune nuk ka hiç.

Shqetësim i shprehur nga babë e bir është toka që kanë nën ujin e liqenit, që për ta është e pashfrytëzuar, edhe kur uji tërhiqet dhe lë pas tonelata mbeturina të cilat i pastrojnë vetë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 01/04/2024 07:31

    njerezit ti kthehen tokes,,,,ta punojne,,jo te ikin ne tiramne e te punojne hamej e punera koti...

    Përgjigju
    • Po mër po: 01/04/2024 14:02

      Ashtu thomi ashtu nuk bojm

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?