Delegacioni i SHBA takon kreun e SPAK dhe prokurorët

Prokurorë e gjyqtare amerikanë takime me Dumanin, ambasada e SHBA: Krenarë që mbështesim SPAK, po ndërton demokraci për shqiptarët

10 Korrik, 09:08| Përditesimi: 10 Korrik, 18:57

  • Share

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sërish mbështetjen dhe krenarinë për SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas amerikanëve po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

Mesazhi u përcoll nga ambasada e SHBA-së në vendin tonë, pas një takimi të personaliteteve të larta të drejtësisë amerikane sot (10 korrik) me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët, në zyrat e prokurorisë së Posaçme.

Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. 1/2.

Sipas ambasadës ata ta nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

'Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.'- njofton ambasda e SHBA.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 10/07/2024 20:07

    Tani shpetuam. Sa kushtuan drekat, darkat, shetitjet?? 250 mije euro apo 400 mije euro? Te kush restorant i cuat? Te Gzona apo te Mamaqi? Ku fjeten te Mamaqi apo te hoteli i ndonje drejtori ende te pazbuluar?? Nuk e shpeton shqiperine nje SPAK. Prokurorite e tjera e kane cuar korupsionin dhe zvarritjen ne tjeter nivel. Policia eshte e kalbezuar deri ne nivelin baze. Keta vijne ketu per piknik.

    Përgjigju
  • Albo: 10/07/2024 13:11

    Mas 34 vitesh a la presim demokracin hahahahahah

    Përgjigju
  • Scutari: 10/07/2024 12:38

    Amerikanët duhet të punojnë që Dumani të zgjidhet kryeministër!! Atëherë shqiptarët do të ndalin ikjen nga vendi.

    Përgjigju
    • Po mër po: 10/07/2024 15:29

      Dumani ka shkopin magjik

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: