Ilirjan Minaj

Përse u vra Ilirjan Minaj? Gruaja dhe vajza e shqiptarit hedhin poshtë pretendimet e italianit

13 Qershor, 15:02| Përditesimi: 13 Qershor, 15:22

  • Share

Gruaja dhe vajza e shqiptarit Ilirjan Minaj kanë dhënë një version tjetër për vrasjen e 61-vjeçarit shqiptar i cili u vra të premten (7 qershor 2024) në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë.

Sipas deklaratës së 41-vjeçarit Riccardo Stefani, pretendon se e vrau shqiptarin në vetëmbrojtje, pasi ka qenë 61-vjeçari e ka sulmuar i pari, shkruajnë mediat vendase.

Ai thotë se u fut në shtëpi për t’u mbrojtur, teksa Minaj, godiste me forcë derën, aq sa e çau në mes, ai mori thikën. Nuk e hapi derën, por e goditi përtej saj.

Por vajza dhe bashkëshortja e viktimës i hedhin poshtë këto pretendime duke thënë se:

“Nëna e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë jashtë të birin. Dera nuk u thye nga im atë, por nga Stefani që hyri me forcë për të marrë thikën”, ka deklaruar vajza e viktimës.

Shkak për ngjarjen, sipas Stefanit, u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Por edhe ky pretendim mohohet nga familja e shqiptarit.

Ndërsa kanë theksuar se nuk ka pasur asnjë lloj mosmarrëveshje dhe se atë natë nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme.

Ilirjan Minaj u vra në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese për të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes.

Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen. Autori i dyshuar është Riccardo Stefani, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ka qenë edhe më herë i dënuar për disa vepra penale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?