Përplasja me FNSH, në hetim Noka, Bardhi e 4 deputetë! Edhe Hoti për spërkatjen e deputetëve me lëng

18 Tetor, 11:34| Përditesimi: 18 Tetor, 13:36

  • Share

TIRANË- Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike janë vënë në hetim një ditë pas përplasjes së ashpër me forcat e FNSH në oborrin e Kuvendit. Në hetim janë vënë sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kreu i grupit Gazment Bardhi, të cilët u përplasën fizikisht me efektivët, pas polemikave se përse ishin lejuar të futen në ambientet e Kuvendit, kur ende deputetët ishin aty.

Po ashtu, policia ka vënë në hetim edhe deputetin Dash Sula, i cili u pa ndërsa sulmonte policët dhe u hiqte atyre skafandrën. Po ashtu në listë janë edhe Sorina Kote dhe Luan Baçi. Ky i fundit, bashkë me Bledion Nallbatin, pretenduan se një efektiv i FNSH u nxori armën, por ministri i brendshëm tha se asnjë efektiv nuk ka qenë i armatosur.

Ndaj 6 ligjvënësve demokratë rëndon “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Hetimet e bluve të Tiranës janë shtrirë edhe brenda Kuvendit pas skenarit të kaosit dhe procedimi ka nisur vetëm për deputeten demokrate Elda Hoti. Kjo e fundit shkaktoi mjaft debat në seancën e 17 tetorit pasi hodhi një lëndë të lëngshme në drejtim të kolegëve socialistë. Hoti po hetohet për dy vepra penale "Kanosja" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese".

Policia thotë se Hoti ka hedhur një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërkohë që ka nisur verifikimi. 4 shishe të vogla janë sekuestruar në sallën e kuvendit, të cilat do të ekzaminohen për të përcaktuar qartë se çfarë ishte lënda e hedhur, parfum siç pretendoi deputetja e PD, apo lëndë djegëse siç aludoi PS.

Ndërkohë, për përplasjet jashtë Kuvendit, ku protestuesit nga bashkia e Tiranës u zhvendosën para parlamentit janë vënë 6 të tjerë në hetim. Klodijan Bajrami, Klevis Balliu, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", pasi nga protesta te Bashkia iu bashkuan deputetëve të PD në Kuvend, duke u përplasur me forcat policore. 

Ndërkohë, në hetim për 3 vepra penale është edhe Adriana Kalaja, për "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme". Kjo e fundit jo vetëm që mori pjesë në protestën pa leje para Kuvendit, por është hetuar edhe për djegien e gomave para Bashkisë së Tiranës. 

Në hetim për përplasjen me FNSH në oborrin e Kuvendit
1-Flamur Noka
2-Gazment Bardhi
3-Dash Sula
4-Sorina Koti
5-Luan Baçi
6-Bledion Nallbati
Në hetim për kaosin brenda sallës së Kuvendit
Elda Hoti
Në hetim për përplasjet me policinë jashtë ambientit të Kuvendit
1-Adriana Kalaja
2-Klodijan Bajrami
3-Klevis Balliu
4-Ilir Tusha
5-Astrit Hysa
6-Sokol Ndoja

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 18/10/2024 21:19

    Të treja baxhella janë..

    Përgjigju
  • Jimmy: 18/10/2024 20:55

    Habitem me kete sume qirin si nuk e fusing brenda!vetem provokon! Kjo fytyre travesty kalaja nje femer e percmuar!dhe ai balliu mother fucker!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?