Policia Durres

Përndiqte një vajzë, policia arreston 25-vjeçarin nga Lushnja!  Kishte falsifikuar edhe patentën

27 Maj 2022, 11:50| Përditesimi: 27 Maj 2022, 11:53

  • Share

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pas prej kohësh përndiqte një vajzë. Nga verifikimi që iu bë dokumeteve të tij ka rezultuar se I ri kishte flasifikuar edhe patentën.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin: E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?