Përmet/ Po bënte rafting në lumin Vjosë, lëndohet turisti spanjoll

28 Korrik, 16:09| Përditesimi: 28 Korrik, 18:44

  • Share

Përmet-Një turist spanjoll është dëmtuar teksa po bënte rafting në lumin e Vjosës. Ngjarja ka ndodhur ne Përmet ndërsa ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoqëruesi i turistit ishte i pa trajnuar, i pa çertifikuar dhe pa masa sigurie sipas ligjeve rregullave të sportit turistik. 

Spanjolli ka thyer këmbën dhe ka shembje në trup.

Burri është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?