Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të lartat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

7 Tetor, 14:11| Përditesimi: 7 Tetor, 15:58

  • Share

Reshjet e shiut që përmbytën qytetin e Vlorës më 4 tetor janë më të mëdhatë ndonjëherë. E zbulon Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv.

Nivieli i reshjeve në Vlorë ka qenë 184.2 mm në harkun kohor prej 6 orësh, ndërsa tregon vitet kur janë shënuar reshjet më të larta.

"Në shtator të 1984-ës në Vlorë kemi pasur 150.9 mm, në tetor të 1981 kemi pasur sasinë e reshjeve 146 mm në harkun kohor të 24 orëve, edhe nëntor të vitit 1960 brenda 24 orëve kemi pasur 128.8mm", i ajo.

Po si pritet të jetë moti këtë javë?

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se reshjet do të vijojnë por do të jenë me intensitet të ulët

Ndërkohë që pritet të kemi ritje të temparturave me 2 - 3 gradë.

“Nga dita e mërkurë e në vazhdim presim të kemi një rritje të minimale me 2-3 gradë, pra temperaturat do të jenë më të larta se java e parë e tetorit e cila konsiderohet si java më e freskët e këtij muaji", tha ajo.

Në zonat bregedetare temperaturat do të jenë 14°C deri në 22°C

Në zonat e ulëta malore temperaturat do të jenë 12°C deri në 24°C

Në zonat malore temperaturat do të jenë 7°C deri në 21°C

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?