Kronikë

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë merret peng nga një 29-vjeçar, i kërkoi t'i rikthente familjarët në vendet e punës

29 Shtator 2021, 14:57| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 15:41

  • Share

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë ka denoncuar se është marrë peng nga një i ri, i cili i ka kërkuar t'i rikthente në vendet e punës familjarët. Policia bën me dije se 52-vjeçari Kujtim Kërkuti ka kallëzuar një 29-vjeçarin Aleksandër Koçi, banues në Shupenzë, se e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij.

Nuk bëhen me dije të tjera detaje të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja" dhe "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?