VIDEO/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në zonën e ‘Varrit të Bamit’ në Tiranë! Nuk ka të lënduar

28 Maj 2022, 09:00| Përditesimi: 30 Maj 2022, 15:06

  • Share

TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në madhe duke shkrumbuar çdo gjë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, po pritet që të kryhet ekspertiza për të dalë në një përfundim të qartë.

‘Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Xhanfize Keko", te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erion Instalacioni: 28/05/2022 09:30

    Mirmengjes Erion Fiku !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?