Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, vihet nën kontroll pas 4 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)

29 Nëntor, 22:04| Përditesimi: 30 Nëntor, 08:14

  • Share

KURBIN-Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit, por fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Flakët u shfaqën rreth orës 21 e 30 minuta te mbrëmjes të së premtes, 29 nëntor, në magazinën e fabrikës dhe përshkak të materialit prej lëkure dhe vajrave që ishin brenda u përhapen me shpejtësi.

Ka qenë roja i biznesit i cili ka konstatuar zjarrin dhe sinjalizuar menjëhere Shërbimin Zjarrfikës dhe Policinë në lidhje me rastin. Fillimisht në vendin e ngjarjes mbërriten zjarrfikesit e Kurbinit, por duke qenë se situata doli jashtë kontrolli u kërkua dhe mbështetja e zjarrfikesve të Lezhës, Kurbinit, Tiranes dhe Kamzes te cilët ndihmuan në shuarjen e flakave dhe shmangien e rrezikut për zonen e banuar aty pranë.

Përshkak edhe të eres se fortë operacioni ishte mjaft i vështire, ndërsa për të garantuar sigurinë policia bllokoi rrugen e vjeter Laç-Milot.

Zjarri u arrit të vihet nën kontroll pas rreth katër oresh pune në terren.

Drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikes Arben Cara thotë se u arrit të shpëtohen banesat dhe objektet e tjera përreth të cilat ishin të rrezikuar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.

"Një magazinë me vajra dhe një pjesë e lënde e parë e nëj fabrike këpucësh. Po punohet me zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Tirana, Kamza. Po punonjnë 50 forca zjarrfikëse. Kemi arritur të vëmë nën kontroll zjarrin. Nuk kemi banesa të dëmtuara as subject tjetër vec magazinës që shikoni. Do punohet dhe për orë të tjerapër të lokalizuar zjarrin pasi lënda e parë ka qenë masive dhe kërkon kapacitete të tjera ujore për ta vënë nën kontroll. Është shumë shpejt për zbuluar shkaqet" deklaroi mbrëmë drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara

Pas shuarjes së flakëve nisi dhe përllogaritja e dëmeve të cilat janë të konsiderueshme, pasi njëra nga magazinat me vajta dhe lëndë të parë për prodhimin e këpuceve është shkrumbuar plotësisht.Po ashtu grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim, zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri.

Për arsye sigurie, policia bllokoi edhe qarkullimin e automjeteve në aksin e vjetër, Milot-Laç, aty ku ndodhej edhe fabrika. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes që në momentet e para, ndërsa dalloheshiin shtëllunga të mëdha tymi në zonë.

Ora 22:51
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

 

Report Tv sjell detaje të reja nga zjarri që ka rënë në një fabrikë këpucësh në Kurbin. Disa banesa rrezikohen nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë prej rresh dy orësh për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia ka bllokuar qarkullimin në rrugën e vjetër Milot-Laç.

Ora 22:21
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë

Një magazinë këpucësh është përfshirë nga flakët në Kurbin. Report Tv sjell pamjet nga fabrika e pushtuar nga flakët.

Siç shihet edhe në pamje, shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 30/11/2024 08:21

    Materialet prej lekure nuk marrin flakë, por ka qenë materialet plastike, ose lekure false.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?