Performanca në Opera/ Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho merr përgëzimet e mbretit Charles (VIDEO)

17 Maj, 16:55| Përditesimi: 17 Maj, 22:14

  • Share

Sopranoja e njohur shqiptare, Emonela Jaho ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, Charles III, teksa performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare. Për të respektuar artisten, në skenë është ngjitur edhe mbreti Charles III

Mes zërit të fuqishëm, Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.

'Një natë shumë e veçantë Royal Opera House, për të treguar nderimet e mia së bashku me kolegët dhe madhërinë e tij mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno.'- shkruan Jaho.

Charles është shumë i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Ora 22:05
Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” (Shtëpinë e Operas Mbretërore), ndërsa u përgëzuar edhe nga mbreti Charles.

Kryeministri Edi Rama përgëzoi këtë arritje të saj, duke publikuar foto nga ky debutim.

“Krenar për Shqipet. Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 18/05/2024 07:28

    Keto komente bejani vetes se per aq vleni. Ermonela Jaho jemi krenar per ju, urimet me te mira e dashur!!

    Përgjigju
  • Beni: 17/05/2024 18:03

    Keto lajmeroj nxirrini ne faqe te pare jo ato te legenave!

    Përgjigju
    • Or tej: 18/05/2024 07:19

      Shqiptari do lajme me politike, vrasje, arrestime, grabitje or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?