Sport

Për herë të parë pas kolapsit, Eriksen rikthehet në stërvitje! Futbollisti i Interit pjesë e ekipit danez

2 Dhjetor 2021, 16:56| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 16:57

  • Share

Për herë të parë që nga ndeshja me Finlandën futbollisti i Danimarkës dhe Interit Christian Eriksen është rikthyer të luajë futboll.

Ai është bashkuar me klubin e Odese Boldklub në vendlindje afërsisht 6 muaj pasi pësoi atak kardiak në fushë. Ai ka zhvilluar një stërvitje të lehtë me vrapime dhe disa goditje drejt portës.

Eriksen ka vendosur një defribilator në zemër dhe është shumë e vështirë që të kthehet të luajë në Seria A me Interin, por pavarësisht kësaj e rëndësishme është që ai po prek sërish topin me këmbë.

Eriksen është duke jetuar me familjen e tij pikërisht në qytetin ku po stërvitet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?