Bollino: PD shkel vijën e dytë të kuqe. Nis me mua metodat e reja të shantazhit kilian, nesër u takon të gjithëve

3 Shtator 2020, 13:25| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 13:46

  • Share

Pas 25 vitesh persekutimi gjatë të cilave Partia Demokratike më ka akuzuar herë pas here si poliagjent, trafikant (më parë për armë, pastaj për drogë), mafioz, kapo të Sacra Corona Unita, trafikant mbeturinash deri në vrasës, tani më në fund zbulon se jam thjesht nje gazetar sipërmarrës. Natyrisht sipas atyre fajtor, por këtë herë sepse kam punuar me fatura dhe jo me valixhe me para cash si Berisha dhe Basha me sa duket janë mësuar të përdorin zakonisht. Faturat për të cilat flitet, janë bërë nga televizioni im dhe nga dega e tij IT ndaj shoqërisë së një inxhinieri të respektuar IT, të cilin prej vitesh e kam pasur furnizues dhe klient publicitar, tani dhe mik, ortak në një shoqëri e mbyllur për mosprodhim fitimesh, dhe që në fund më kalon një pjesë të punëve të tij IT për të realizuar. Të ardhura plotësisht  të ligshme, të deklaruara në tatime dhe për të cilat janë paguar TVSH dhe tatim fitimi. "Skandali" i pretenduar mbyllet këtu: një marrëdhënie tregtare mes dy ndërmarrjeve private pronarët e të cilave nuk janë kriminelë apo trafikantë, as politikanë, nuk kanë qenë as ata as familjarët e tyre nëpunës publikë, nuk janë fëmijë kryeministrash dhe nuk kanë asnjë lloj konflikt interesi. Një marrëdhënie industriale legjitime në një treg të lirë. Pikë.

Por kjo marredhenie u etiketua si  “skemë mafioze” nga selia e Partisë Demokratike nga një farë Endri Hasa që duket se ka qenë për disa vite deputet në parlament edhe pse ndërhyrja e tij e vetme ishte, për atë që mbahet mend, hedhja e vezës ndaj kryeministrit. I ashtuquajturi Hasa, sa për të përshkruar personazhin, në kohën që punonte në ministrinë e Lulzim Bashës si teknik IT, u shtir si emigrant për të përfituar një kredi si i pastrehë me vlerën 50 milionë lekë që nuk i takonte pasi ishte pronar i dy shtëpive. Kur Hasa u emërua drejtor i AKSHI-it i kaloi të njëjtës ndërmarrje të shokut të tij (financues i njohur i PD-së) 17 tendera nga një total prej 23. Si shërbëtor besnik i çiftit djallëzor Basha-Berisha kontribuoi në 2011 për të zhdukur nën hundën e FBI-së serverat e kryeministrisë që kishin regjistruar pamjet e masakrës së 21 janarit që do të ndihmonin të inkriminonin ministrin e brendshëm dhe kryeministrin për përgjegjësitë e tyre në atë tragjedi.

Ajo që ka rëndësi është se Endri Hasa u përdor nga PD për të inaugurar me mua mënyrën e re e të të bërit politikë me të cilën synon të vazhdojë në tetë muajt e ardhshëm fushatë zgjedhore dhe në vitet që vijnë. Një “evolucion” direkt i metodës “Babale”. Duke spiunuar sistemin tatimor, PD ka nisur të përdorë informacionet financiare në dorë të Shtetit për të shantazhuar sipërmarrësit përmes kamikazësh partiakë dhe duke lënë gjurmët trashanike me keq se Babale.  Në rastin tim, duke qenë një gazetar dhe botues, shantazhi është i thjeshtë: Meqë nuk resht së kritikuari opozitën, ne do të tregojmë strategjitë e tua sipërmarrëse dhe do të publikojmë faturat dhe dokumentet e tua financiare, duke orkestruar një fushatë shpifjesh publike. Mediat në dispozicion (që PD financon më valixhet me para cash) janë të shumta: për të kuptuar se kush janë, mjafton të shohësh se kush shpërndan shantazhet e tyre.

Mbi këtë pikë po këmbëgul sepse është çështje e rëndësishme: ky nuk është një investigim (qoftë edhe në shkelje të ligjit dhe e frymëzuar nga partia) i kryer nga një gazetar (si në rastin Babale), por është një spiunazh i organizuar personalisht nga Partia “demokratike”. Dhe kur një parti politike (që kandidohet të udhëheqë qeverinë e ardhshme) përdor të dhënat konfidenciale të Shtetit për të shantazhuar një gazetar “fajtor” vetëm se denoncon dhunën dhe abuzimet e tyre, si quhet: investigim apo kërcënim e linçim? Ky shantazh a nuk është dhe një sulm i vërtetë ndaj lirisë së shtypit, duke qenë se media duhet të jetë e lirë të kritikojë qeverinë, por edhe të kritikojë opozitën? Problemi u përket të gjithëve dhe nëse ky shantazh bëhet sot duke qenë PD në opozitë, kur iu duhet të bëjnë spiunazh për të gjetur të dhënat konfidenciale, çfarë do të ndodhë me lirinë e shtypit kur kjo parti do të mund të ishte në qeveri dhe gjithë të dhënat do të mund t’i kishte të gatshme në kompjuterat e zyrave? Do të shantazhojë qytetarët edhe me kartelat e tyre klinike? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? Kjo është një pikëpyetje alarmuese që nuk duhet të shqetësojë vetëm opinionin publik vendas, por edhe botën e ambasadorëve dhe të organizatave ndërkombëtare që kur flasin për standarte dhe respektim të të drejtave njerëzore dhe të drejtave themelore, iu referohen të gjitha forcave politike, jo vetëm qeverisë. Domethënë, nuk mund të kalojë ideja që një parti, vetëm se është në opozitë, mund të ketë të drejtën të shkelë ligjin dhe të shantazhojë kundërshtarët.

Mënyra e re kiliane për të shantazhuar një qytetar privat me të dhëna private që Lulzim Basha po përdor me mua, Sali Berisha po e bën prej disa javësh edhe me Top Channel dhe drejtuesit e saj, me ndërhyrje të rënda në jetën e tyre private, pra me dy televizionet më kritike ndaj opozitës. Dhe nga ana tjetër është po PD që ka marrë në mbrojtje një tjetër botues të dënuar për trafik droge por në ndryshim nga unë, mbështet hapur opozitën. Mesazhi është i qartë: nëse je me opozitën mund të bësh edhe trafik droge dhe ne do të të mbrojmë, nëse je kundër opozitës nuk do të jesh i lirë as të punosh ndershmërisht sepse ne do të persekutojmë ty dhe familjen tënde. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Kilin e Pinoçetit.

PD nuk ka për qëllim të kërcënojë me këtë metodë vetëm shtypin e lirë, por edhe sipërmarrësit të cilët i paralajmëron (edhe përmes telefonatave dhe pa zhurmë mediatike) duke kërkuar: ose financo fushatën tonë elektorale, ose tregojmë sekretet e tua fiskale. O kalo nga ana jonë, ose ua kalojmë konkurrentëve listën e furnizuesve të tu. Ose na mbështet, ose do të tregojmë borxhet që ke me tatimet. Ose bëhesh me ne, ose të linçojmë publikisht. Pastaj do të vijë radha e policëve, gjykatëve, drejtuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore, politikanët dhe në fund radha e çdo qytetari jo militant i PD-së që mund të shantazhohet me të dhënat e tij private. Ky nuk është një skenar terrori mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, kjo po ndodh sot, dhe unë jam një nga të shënjestruarit e parë. E megjithatë metoda e spiunimit të jetës private Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë aplikuar dhe po e aplikojnë edhe ndaj ambasadorët e vendeve më të mëdha të pranishme në Tiranë, duke arritur t’i filmojnë edhe gjatë pushimeve për t’i përdorur më pas pamjet politikisht. Teknikë tipike alla Sigurimi.

Çështja është shumë serioze dhe nuk më përket vetëm mua. Përkundrazi, unë kam respektuar ligjin, me etikën dhe ndërgjegjen time dhe nëse do të mi kërkonin, do ua ofroja unë të njëjtat informacione tatimore sepse për mua, personalisht, nuk përbëjnë ndonjë sekret. Por a e mendojnë kështu të gjithë biznesmenët? Eshtë normale që një parti të përdorë të dhënat private të qytetarëve për qëllime politike? E vërteta është se pasi dhunuan jetën institucionale me dorëheqjen nga parlamenti, Partia Demokratike ka shkelur një tjetër vijë të kuqe: Tani dhunon jetë private, gjithnjë e më e dëshpëruar, gjithnjë e më ilegale, gjithnjë e më e vetme.

Në 2012, kur Sali Berisha ishte në krye të gjithçkaje, një oficer në shërbim më tregoi se një grup njerëzish të SHIU-t kishin ngritur një sistem spiunimesh të paligjshme që përgjonte kundërshtarët politikë, por edhe informonin hajdutë ordinerë të shtëpive mbi lëvizjet e sipërmarrësve dhe pasuritë që kishin në banesë. Nuk i besova atij rrëfimi dhe në fakt nuk e botova. Por sot shoh të njëjtët njerëz që vazhdojnë të bëjnë spiunime për qëllime të paligjshme dhe filloj të besoj se, ndoshta, ishte e vërtetë edhe ajo çfarë tregonte oficeri. Thjeshtë Berisha dhe Basha janë ata që nuk kanë ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshojnë.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 03/09/2020 20:10

    Turp për një parti që mendon se do drejtojë vëndin. Nuk i kuptoj ata të rinj që i besojnë akoma këtyre gallosheve të vjetra të cilët përdorin forma të tilla për të bërë të heshtin njerëzit. Nuk e pranojnë kritikën konstruktive dhe përdorin sharjen e presionin ndaj atyre që vërtetë duan që kjo parti a ky grup njerëzish të mbledhur në këtë të ashtuquajtur parti, të bëjnë detyrën e opozitarit të ndershëm. Carlo nuk bën politikë, por shtron pyetjen: kur këta bëjnë të tilla presione tani, që s'kanë gjë në dorë, çfarë ndodh po të vijnë në pushtet? Carlo ti ke mbështetjen e të gjithë njerëzve të ndershëm se ti bën punën që secili gazetar duhet ta bënte.

    Përgjigju
  • Lil Keci: 03/09/2020 20:04

    Politika e keqe luftohet drejt per se drejti . Ju si media jeni me partin ne pushtet , jeni shum larg halleve e nevojave reale te popullates . Te gjith e dim cfar monstre asht Sali krimineli . Leni analizat , po ngrije zanin per kyt popull qe dita dites po humb dinjitetin nga politika .

    Përgjigju
  • Nami: 03/09/2020 19:12

    Carlo, lere politiken ca Ben PD Po fitoi zgjedhjet, mos e perdor, shko n e gjykate bej padi.

    Përgjigju
    • Kalsiandër: 04/09/2020 08:32

      Nami e ke gabim! Akuza është ngritur nga PD ose më sakt nga saliu dhe i gjith ky sulm i drejtohet Carlos që është me të vërtet një media asnjanëse. Duhet të marr fund nga pd bërja e shantazheve dhe shpifjeve. Basha-Berisha = me fundin e PDs.

  • beli: 03/09/2020 18:16

    Te gjitheve kujt ka mundesi i ben te njejten gje PD. Nga berisha nuk eshte cudi se eshte nje plak cinik, i mbushur me urrejtje dhe gjen kenaqesi vetem ne keto metoda, po basha ishte nje zhgenjim i madh jo per nivelin po per moshen te pakten. Por eshte mire ti dine te vertetat edhe ata qe akoma nuk i kane provuar ne shpine

    Përgjigju
  • Censura: 03/09/2020 17:51

    Po te drejtohem ty, gazetarit te censures. A te vjen per te vjelle kur i lepin bythen bolinos duke publiku veç furçe per te? Ste vjen ndot nga vetja? Ky vjedh parate e shtetasve shqiptare ( edhe te tuat e familjareve te tu) dhe ti nuk publikon denoncimet, por vetem levdatat e servileve

    Përgjigju
    • Shaba: 03/09/2020 19:12

      Po ty te vjen ndot kur ja lepin b...sali kriminelit...jo besoj se ke ketu e tridhjet vjet..te esht ber llapa si sholle... ptuuuu shpellar kur dike nga taksat ti...ju vetem taksen e gjakut dini...

  • redi: 03/09/2020 16:47

    Zoti Karlo duke lexuar shpjegimin tuaj mbi sulmin publik ndaj busnedit tuaj nga autori i zhdukjes se serverit te masakres se 11 Janarit ,mendoj qe ju duhet te padisni pesonin ne fjale si dhe tatimet per nxjerrje te sekretit financiar .Keto rrejne per te vertetat dhe lere oastaj per babalet.Nuk e kuptojne qe kritika duhet te jete firte dhe me fakte ndryshe nuk te beson njeri

    Përgjigju
    • Ela: 03/09/2020 18:04

      Pse se beson ti? Fillimisht ka bere akuz publike me pad dhe denonc

  • JamKushJam: 03/09/2020 16:28

    BEN SHUME MIRE QE E PUBLIKON kete informacion. KY ESHTE DOKUMENT PUBLIK per investigim ndaj Salce Protopapes dhe Lulushk Bysha!!!!!Gjithesesi dihet qe nese do te sherosh veten nga KANCERI duhet ta heqesh + KIMOTHERAPI (Ne rastin konkret KIMOTHERAPI=INFORMACION MEDIASH)... Te lutme Zoti Bollino ja vlen te marresh mbrojtje bodyguard!!!! se dihet qe kanceri do vras dhe veten kur ka ven qellim rritjen pa kufi!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 03/09/2020 16:23

    PD ka shkel mbi mu*** dhe era mu*** do mbaje

    Përgjigju
  • BURRR I MADH: 03/09/2020 16:20

    Karlo Bollino je një njeri " BRILANT " je një personalitet me dinjitet e me kultur. Po pse meresh me jashqitjen e kombit Shqiptar pd qenef wc e shpifur. Ata sa të jet jeta nuk vin në pushtet. Prandaj dhe Edi Rama bën qef e cirk me kta njerëz pa shtyll kurizore. RESSSPEKT PËR KARLO BOLLINO INTELEKTUAL BRILANT.

    Përgjigju
    • Els: 03/09/2020 18:04

      Sakt

  • lola: 03/09/2020 16:09

    ahaha llullzim basha s vjen kurre ne pushtet me ato mend qe ka se di pse preukupohesh per kta . nuk ju pi uj gomari ktyre

    Përgjigju
  • Lexusi: 03/09/2020 14:35

    O zoti karlo po ju ini nje zoteri i vertet me kultur i shkolluar i matur ....po cpret nga ata ...ata nuk duan vendin e tyre me shum e doni ju per nder po...po mos e shko neper mend keta drejt zhdukjes po ....pushtet hahahaha kurrrrrrrrre me ...po populli i ka trut ne kok ..jo jo nuk ben vaki zoti karlo kjo 100% e sigurt

    Përgjigju
  • Cubi: 03/09/2020 14:23

    Vazhdo Bolino mos e rr*** per keto hajna te paskrupullt dhe kriminela qe kan lyer duart me gjak te pafajshem,se shantazhin e kan ne gen keta agjentura te udbs. Ti jua nxjerr te palarat ne shesh ketyre qenve. Keta qener kur ishin ne pushtet paguanin shtypin qe i thurte lavde shqupit me leket e taksapaguesve shqiptar,i mernin nga fondi i Ministris se Mbrojtes.

    Përgjigju
  • meri: 03/09/2020 14:11

    Vazhdo Betejen ,mos u dorzo...,Ne shqiptaret kemi nji shprehje:I DURUARU I FITUARI.

    Përgjigju
  • Kasem: 03/09/2020 13:50

    Brilante

    Përgjigju
    • Nikla: 03/09/2020 15:58

      Po mos e rr*j per keta legena o ZOTI KARLO hec perpara o majorr se keta kan nis me dale fare ene do hane njoni tjetrin si ata qent e keqi,hec o majorr qitua bojen e horrlliqet

    • Trebeshina: 03/09/2020 13:58

      Me shume se Brilante

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?