PD kaos në Kuvend, Blendi Klosi: Ishte vandalizëm dhe përgjigjja do të jetë si për vandalët! S'ka vend për qeveri teknike

2 Tetor, 11:11| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:27

  • Share

Vetëm politikë nuk mund të quhet sjellja e opozitës në kuvend. Ka qënë ky komenti që sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi gjatë takimi që zhvilloi në Shkodër në Asamblenë e zgjeruar të kesaj force politike.

“Ajo që ndodhi dje në parlament nuk është politikë. Nuk është politikë e acaruar por vepër penale në opinionin e të gjithëve. Është dëmtimi i pronës shtetërore me vetëdije dhe rrezikim i jetës së kryetares së parlamentit që u godit në mënyrë të papërgjegjshme me mjete të rënda, por dhe rrezikimi I djegies së parlamentit shqiptar. Pra vënia e zjarrit në një pronë aq të rëndësishme si parlamenti i Shqipërisë. Veprimi i djeshëm nuk hyn në politikë por vandalizëm, prandaj përgjigjja do të jetë si për vandalët."

Qeveri teknike?
Klosi u shpreh se nuk ka vend per këtë çeshtje.

"Kërkesa e tyre të ikë Edi Rama se me Edi Ramën nuk fitojnë dot nuk është problem i PS-së por i tyre që nuk arrijnë të gjejnë asnjë mundësi për tu përballur me Edi Ramën e PS’', tha Klosi. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?