Sociale

Pavarësisht pandemisë, punonjësit e ALBtelecom vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë

17 Shtator 2021, 20:39| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 20:52

  • Share

Kushtet e pandemisë dhe sfida që sjell për të gjithë, nuk i ka penguar punonjësit e ALBtelecom të vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut, në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Prej 7 vitesh tashmë, ALBtelecom organizon në ambientet e tij  fushatën e sensibilizimit për dhurim gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia.

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ALBtelecom organizoi dhurimin vullnetar të gjakut, duke respektuar të gjitha kushtet shëndetësore për punonjësit dhurues, nën kujdesin e mjekëve specialistë.

Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës në ALBtelecom, Znj. Jonilda Filipi u shpreh se : “Dhurimi i gjakut për ata që kanë nevojë përbën një nevojë jetike të përditshme dhe është edhe më i çmuar, duke qenë se edhe numri i dhurimeve ka rënë ndjeshëm për shkak të pandemisë.”

Përgjegjësia sociale është një nga dimensionet kryesore të kompanisë dhe kjo fushatë qëndron në thelb të saj, duke synuar që të krijojë një impakt dhe bashkëpunim më të gjerë edhe me partnerë të tjerë që duan t’i bashkohen kësaj kauze.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria ka 10,7 dhurime për 1000 banorë, por nevojat janë për 20 dhurime për 1000 banorë, për të plotësuar kërkesat. Pra jemi 2 herë më pak se niveli i nevojshëm i dhurimit të gjakut. Referuar kësaj statistike, qëllimi i ALBtelecom është të promovojë këtë kauzë për të arritur sasinë e nevojshme të dhurimit të gjakut çdo vit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?