‘Pati skenar për eliminim fizik’! Blushi kërcënon edhe Edi Ramën: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë në qeli, s’do gjesh vrimë miu ku të futesh!

22 Tetor, 15:25| Përditesimi: 22 Tetor, 16:08

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë kërcënoi live sot nga konferenca kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzoi si kryebandit dhe drejtues të narkoshtetit, që “rrëmbeu në akt terrorist Ilir Metën”.

Ai paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse Presidentit të Partisë së Lirisë do i ndodhte gjë në paraburgim, do të mbante përgjegjësi personale dhe “s’do gjente vrimë miu dhe gjylpëre për t’u fshehur”.

Blushi këmbënguli se pati skenar për eliminim fizik të Ilir Metës, por që sipas tij, “fatmirësisht dështoi”. Blushi i bëri thirrje edhe atyre personave që i quajti si “spiunë”, që të mos i afroheshin partisë.

“U bëj thirrje gjithë spiunëve që të qëndrojnë larg selisë së Partisë së Lirisë. Paralajmërim edhe për Edi Ramën, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar, përgjegjësia është personale, jo vrimë miu, por as vrimë gjylpëre nuk do gjejë. Pati skenar për eliminim fizik të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por që për fat të mirë dështoi”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Tedi Blushi: Terroristi Dumani dhe kryebanditi Rama rrëmbyen Ilir Metën! Kallëzim penal, makinat që përdori policia, të bandave në Durrës


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?