Pasta me fileto pule për 5 minuta nga zonja Albana

24 Maj 2022, 11:20| Përditesimi: 24 Maj 2022, 11:21

  • Share

Pasta me fileto pule

Përbërësit:

2 fç makarona penne

6 fç ujë

1 lgj kripë

1 lgj vaj ulliri

1 gjoks pule (fileto)

100 gr gjalpë

1 lgj miell

300 ml qumësht

3 lgj djathë kaçkavall

Erëza miks

Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin të marrë valë. Tek uji kemi hedhur 1 lugë vaj ulliri dhe pak kripë. Sapo uji të marrë valë vendosim makaronat të ziejnë për 10 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim fileton e pulës dhe më pas shtojmë erëzat miks.

Paralelisht vendosim në një tigan tjetër 1 lgj miell, qumësht, kripë, piper, arrë moskat dhe erëza miks. Sapo salca të fillojë të mpikset shtojmë makaronat dhe pulën e prerë në kubikë. I trazojmë mirë makaronat dhe i servirim spërkatur me djathë kaçkavall.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?