Shëndeti

Pasojat post-COVID, psikiatrja për Report Tv: Qytetarët kalojnë ankth dhe stres dy muaj pasi kalojnë virusin, më të riskuar personat mbi 50 vjeç

24 Nëntor 2021, 17:51| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 17:58

  • Share

Dy muaj pasi kanë kaluar COVID-in, shumë persona përjetojnë një sërë shenjash që lidhen me ankthin dhe stresin. Nga paniku akut, tek rrahjet e shpeshta të zemrës, janë disa nga simptoma që i detyrojnë qytetarët të kërkojnë ndihmën e mjekut. Për 'Report Tv' psikiatrja Irena Thoma jep detaje se çfarë po ndodh në këto kohë pandemie.

"Një gjendje e përgjithshme e shqetësimit të brendshëm me lodhje me pafuqi me ndjesinë e mosngopjes me frymë, me ndjesinë e frikës pa ndonjë shkak të jashtëm ose të krizave të atakut të panikut që lidhen me një krizë që mund të zgjasë 5-10 minuta me ndjesinë e shkurtimit të frymëmarrjes, ndjesinë e rrahjeve të shpeshta të zemrës, me djersitjen, lodhjen, pafuqi, këputjen, frikën nga vdekja, frikën nga çmenduria", tha psikiatrja për 'Report Tv'.

Thoma tregon se ankthit dhe stresit nuk i kanë shpëtuar të gjitha grupmoshat por më të prekur dhe të rriskuar janë ata persona mbi 50-vjeç.

"Të gjitha grupmoshat por më shumë janë moshat e rritura mbi 50-vjeç sepse këta persona e kalojnë dhe me më tepër vështirësi COVID-in dhe përdorin dhe më shumë barna për të shëruar sëmundjen bazë dhe mund të jenë dhe barnat një pjesë e faktorëve të ngacmimit të sistemit nervor dhe shfaqje të simptomave psikiatrike", u shpreh Thoma.

Në një situatë fluksi informacionesh mbi sëmundjen e COVID-19, mjekët këshillojnë qytetarët të shmangin lajmet në televizion, të kryejnë aktivitet fizik dhe të konsumojnë ushqime të shëndetshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?