Enkelejd Alibeaj në Fier

Pas Bashës, edhe Alibeaj tur takimesh me strukturat e PD-së

13 Maj 2022, 21:23| Përditesimi: 13 Maj 2022, 22:59

  • Share

Pas ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj po zhvillon takime me demokratët në bazë. Alibeaj ka zhvilluar takime sot me strukturat e PD-së në Fier.

‘Takimin me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.’- shkruan Alibeaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?