Ish-kryeminsitri Sali Berisha

Pas Alibeajt, Berisha merr në mbrojtje Salianjin: Gjyqi për çështjen ‘Babale’ procesi i montuar, akuzat nga dëshmitarë të rremë

3 Korrik 2022, 22:33| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 22:38

  • Share

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili do të dalë nesër në Gjykatën e Apelit në lidhje me çështjen "Babale". Përmes një postimi në postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se ky proces është i montuar, duke e konsideruar atë një gjyq të mirëfilltë stalinist.

Sipas Berishës, akuzat kundër Salianjit janë montuar nga dëshmitarë të rremë, të cilët janë bashkëpunëtorë të krimit në krye të policisë.

“Në një akt të turpshëm dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i drogës Xhafa për shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa te trafikantit Agron Geron Xhafa në kërkim si dënuar ne Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit qe provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut të drogës. Akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rremë, nga bashkëpunëtorë të ngushte të krimit në krye të policisë Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmën e trafikantëve ne Shërbimin informativ.

Dënoj me ashpërsinë me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, Asamblesë Parlamentare te OSBE te ndërhyjnë kundër ketij procesi te turpshëm politik te klaneve te drogës me pushtet qe duan te dënojnë deputetin Salianji si hakmarrje për denoncimin e tij te guximshëm”, shkruan Berisha.

Salianju u mor në mbrotje një ditë më parë edhe nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili e cilësoi  procesin orkestrim hakmarrës politik. Nesër pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës seanca ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga gjykata e shkallës së parë. Ditën e sotme, përmes një deklarate nga Korça, Salianji tha se do të jetë i pranishëm në seancë.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale". Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e shkallës së parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Për t’i shprehur mbështetjen Salianjit në këtë moment, kreu i  Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj u ka nisur një mesazh deputetëve duke u kërkuar të jenë të pranishëm në sallë dhe e ka cilësuar procesin orkestrim hakmarrës politik.

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi shpallen fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 04/07/2022 10:29

    cfare plehrash, sajuan babalen dhe tani mbrojne njeri tjetrin nga pislleqet! race me e keqe politikanesh ska te veje!!:( denoncimin ta bente me fakte Saliani jo duke sajuar BABALEN !Ai duhet te denohet per mashtrim! nese jeni te zoti nxirri provat dhe boll permendet z.Xhafa qe eshte nder deputetet me me reputacion ne ate parlament mizerabel! ok?

    Përgjigju
  • Gili: 04/07/2022 00:05

    Ky palaço berishovic nuk llogjikon me .. eshte bere njesoj si babalja shpifes dhe mashtrues.. na hiqet dhe si antikomunist pale qe ky e ka te injektuar komunizmin dhe stalinizmin ne gjak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?