Sport

Pas 21 vitesh karrierë, Valentino Rossi i jep lamtumirën MotoGP

14 Nëntor 2021, 18:31| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 18:41

  • Share

Valentino Rossi, i konsideruar si piloti më i mirë në historinë e MotoGP, i ka dhënë fund karrierës së tij.

Ai doli i dhjeti në garën e fundit të jetës së tij në pistën e Valencias. Rossi, 42 vjeç ka një karrierë 21-vjeçare në MotoGP dhe ka garuar plot 372 herë. Nga këto, ai u ngjit në podium 199 herë.

Në garën e fundit të sezonit, gjithçka iu dedikua kampionit të madh italian, ndërsa u përcoll mes emocionesh të forta nga të gjithë ata që e kishin idhull.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?