'Partizanin më të mirë s'e keni parë ende', të kuqtë të ekzaltuar pas fitores me Kukësin! Rama: Pres merkato nga 1 janari (VIDEO)

28 Dhjetor 2020, 12:43| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

Partizani të dielën bëri një superparaqitje duke mposhtur Kukësin 4-1 dhe duke marrë kreun e renditjes. Një fitore që solli edhe dorëheqjen e Skënder Gegës si trajner i Kukësit, ndërkohë që te Partizani fillimisht shprehen të lumtur për tre pikët, ndërsa thonë se ende nuk ka ardhur më e mira.

Olsi Rama, drejtori i Partizanit: “Unë kam kohë që pres një Partizan i cili të luajë kështu. Madje mendoj se akoma nuk jemi shprehur në nivelet që mendoj se mund të shprehemi. Megjithatë është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjeve për futbollistët që gjejnë sadisfaksionin pas një fitoreje me katër gola, por edhe për tifozët e Partizanit, që e meritojnë një kënaqësi të tillë për mbylljen e vitit.”

Jurgen Bardhi, futbollist i Partizanit: “Ne presim gjithmonë që të fitojmë, por në këtë lloj mënyrë nuk është se të shkon në mendje sepse është Kukësi, një nga ekipet pretendente. E nisëm pak keq, por një fragment ndryshoj lojën dhe shyqyr zotit na shkoj mbarë.”

Jasir Asani, futbollist i Partizanit: “Kemi ekip shumë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë ëkshtu me këmbë në tokë. Ti marrim ndeshjet një nga një sepse do rikthehemi aty ku i takon Partizanit.”

Drejtori Olsi Rama thotë se ditët e fundit të 2020 pret që të zhbllokohet merkato nga CAS, për të bërë ndërhyrjet e munguara në merkato.

Olsi Rama, drejtor i Partizanit: “Ne kemi bërë maksimumin presim vetëm përgjigjjen e gjyqtarit të CAS-it. Shpresoj të vijë para fundit të vitit, që të kemi mundësi që direkt pas 1 janarit të planifikojmë dhe të bëjmë ato hyrjet në ekip që plotësojnë 25.”

Pas 11 javësh kampionat Partizani renditet në vendin e dytë me 19 pikë, 6 më pak se Vllaznia kryesuese, ndërkohë që të mërkurën do të përballet me Laçin në transfertë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?