Malltezi dhe Berisha

‘Partizani’/ Kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë zhvillon sot seancën për Berishën dhe dhëndrin

10 Korrik, 11:04| Përditesimi: 10 Korrik, 12:48

  • Share

Në orën 15.00 në Gjykatën e Lartë shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Seanca ishte caktuar të mbahej një ditë më parë, por u shty pasi mbrojtja e Berishës dhe Malltezit kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve që do shqyrtojnë kërkesën e tyre për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie. Mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Mbrojtja kërkon përjashtimin e tyre me pretendimin se kjo trupë gjykuese është shprehur njëherë për kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi, kërkesë që është rrëzuar më herët nga kjo trupë gjykuese. Sipas mbrojtjes, duhet të jetë një trupë e re që të gjykojë sërish kërkesën e Berishës dhe Malltezit.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: