Partia e Lirisë akuzon: Qeveria po nxit largimin e të arsimuarve! Një vend pa intelektualë është garanci për të sunduar

27 Tetor, 12:53| Përditesimi: 27 Tetor, 13:02

  • Share

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria po nxit largimin e të arsimuarve. Ajo gjithashtu shprehet se vendi ynë pa të rinjtë dhe intelektualët është një garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend

Shpopullimi masiv i vendit dhe ikja e trurit, axhenda kryesore e Edi Ramës. 

Një raport i Bankës Botërore konstaton se: 45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar. Më shumë se 1/3 e personave me arsim të lartë emigrojnë. 
Shqipëria renditet krah Bosnjës, Kazakistanit dhe Moldavisë për largimin e të arsimuarve nga vendi.

Kësaj qeverie që e ka braktisur arsimin, duke i detyruar më shumë se 30% të maturantëve të zgjedhin emigrimin, i intereson shpopullimi i vendit. Duke ia bërë të pajetueshme Shqipërinë shtresës së mesme, përmes taksave si ajo e profesionistëve të lirë, qeveria po nxit largimin e të arsimuarve.

Mungesa e mundësive dhe meritokracisë i detyron çdo vit mijëra prej tyre të marrin rrugën e emigrimit. Një vend pa të rinj dhe pa intelektualë është garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend.

Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë nuk ka asnjë politikë për të mbështetur arsimin apo për të frenuar ikjen e shqiptarëve, ndaj detyra e çdo qytetari patriot sot është të ndëshkojë sa më parë këtë bandë qeverisëse, shkruan në një postim në facebook.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 27/10/2024 19:29

    O cico o gogozhele!ku e ke babin!cfare kerkon ti te bashkohemi me ty!mos na bej politik po jep doreheqjen nga partia e sumes!dhe ik pirdhu

    Përgjigju
  • Linda: 27/10/2024 15:01

    Moj Xhixho hajdutja shkaterrimtarja e prones populllore mos dil me neper media se ke dale jasht modes politike dhe do dalesh dhe perfundimisht nga politika!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?