Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

26 Maj 2022, 07:32| Përditesimi: 26 Maj 2022, 12:57

  • Share

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore. Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë vendin, ku më të fokusuar do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Ishujt Britanik dhe Jugu i kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në gadishullin Iberik. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit do të ketë reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Po ashtu vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?