Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.
“Asnjë kishë e krishtere nuk mund të përjashtohet direkt apo indirekt. Kishat nuk duhet të preken”, tha papa gjatë një lutje javore, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi legjislacionin që i ndalon aktivitetet e Kishave Ortodokse Ukrainase të lidhura me Rusinë në Ukrainë.
“Duke menduar për ligjin e miratuar së voni në Ukrainë, kam frikë për lirinë e atyre që luten”, tha Francesku.
Ai tha para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit se “nuk mund të bësh keq duke u lutur. Nëse dikush i bën diçka keq popullit të vet, ai është fajtor. Por, ai nuk mund të ketë bërë diçka keq duke u lutur”.
Duke e nënshkruar legjislacionin më 24 gusht, Zelensky nënvizoi atë që e quajti pavarësi shpirtërore të popullit ukrainas, duke thënë se Kisha Ortodokse e Ukrainës (OCU) “sot po ndërmerr hapa drejt clirimit nga djajtë e Moskës”.
OCU-ja, e cila është e lidhur me Kievin, e fitoi pavarësinë nga Patriarkana e Moskës prej Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës në vitin 2019. Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Rusinë deklaroi se i prishi marrëdhëniet me Patriarkanën e Moskës më 2023, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Megjithatë, autoritetet ukrainase e akuzuan atë se kishte ruajtur lidhjet me Moskën. Patriarku Kirill, udhëheqës i Kishës Ortodokse në Rusi, është mbështetës i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe i luftës kundër Ukrainës.
Ligjvënësit ukrainas e miratuan më 20 gusht legjislacionin që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën Kievi e sheh si mbështetëse të luftës së nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.
SI.E./ReportTv.al
Kur harron punen e Zotit dhe ben ate te /DJALLIT/,perjashtohesh qe c'ke me te,nese nuk e beson AT I Shenjte,mjafton te pyesesh vendet ballkanike per raportet e tyre me Patriarkanen e Stambollit,apo Malin e Zi ne lidhje me kishen serbe(flasim gjithemone per raportet brenda te njetit besim,jo per ato mes feve te ndryshme).S.d.q,kush beson me te vertete,tempullin e ka ne zemer e nuk ka nevoje per ndertese e prelat si ndermjetes, per t'u lutur.
Përgjigju