Foto ilustruese

'Pandemia siç e njohim ne ka mbaruar', Suedia heq pothuajse të gjitha masat anti-COVID

10 Shkurt 2022, 21:04| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 21:08

  • Share

Suedia hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura të pandemisë dhe ndaloi shumicën e testimeve për COVID-19, pavarësisht paralajmërimeve të disa shkencëtarëve.

Qeveria e Suedisë, e cila gjatë gjithë pandemisë ka pasur një qasje tjetër nga ajo e pjesës më të madhe të vendeve të botës, njoftoi javën e kaluar se do të hiqte kufizimet e mbetura, duke e shpallur në mënyrë efektive pandeminë të përfunduar, pasi vaksinat dhe varianti më pak i rëndë Omicron kanë zbutur rastet e rënda dhe kanë ulur numrin e vdekjeve.

“Pandemia siç e njohim ne ka mbaruar”, tha ministrja e Shëndetësisë Lena Hallengren për Dagens Nyheter.

“Ky nuk është plotësisht fundi, por siç e njohim ne për sa i përket ndryshimeve dhe kufizimeve të shpejta ajo ka mbaruar”, tha Hallengren, duke shtuar se COVID nuk do të klasifikohet më si rrezik për shoqërinë.

Që nga e mërkura, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 dhe pa kufizime në numrin e atyre që hyjnë. Kufiri i të pranishmëve në ambiente më të mëdha të brendshme u hoq, po ashtu edhe përdorimi i pasaportës së vaksinës si dëshmi për të hyrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?