Pamje të pazakonta, dimri vjen shumë herët në Itali, dëborë në Shtator! Zbardhen alpet në Trentino dhe majën e Marmoladës (VIDEO)

13 Shtator, 13:09| Përditesimi: 13 Shtator, 13:30

  • Share

Itali- Bora e parë zbardh Alpet që në muajin Shtator. Surprizë për turistët që janë ende me pushime në malet e Trentino-Alto Adige të Italisë, të cilët e gjetën veten të zhytur në një panoramë dimri.

Tridhjetë centimetra borë ranë në Marmolada, e cila u godit edhe nga stuhi ere të forta. Reshje bore në Val di Fassa, veçanërisht në liqenin Fedaia dhe Col dei Rossi dhe në Val Gardena, raporton “La Repubblica”, që e shoqëron edhe me pamje.

Gjithashtu edhe në kalimin Stelvio, në Ciampaz dhe në Brenta Dolomites dhe në majat Plose mbi Bressanone. Pamjet në video i përkasin strehës Capanna Punta Penia, në 3340 metra mbi nivelin e detit, në majën e Marmolada. Reshjet e borës erdhën edhe pse temperatura nuk kishte rënë kurrë nën zero për dy muaj.

Menaxheri Carlo Budel komentoi: “Është shumë ftohtë, por jam i lumtur”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?