VIDEO/ Pamje mahnitëse nga 'Bjeshkët e Namuna' në Tropojë, një nga atraksionet e preferuara të turistëve

19 Gusht, 09:25| Përditesimi: 19 Gusht, 09:46

  • Share

Sezoni veror duket se po regjistron një tjetër vit me shifra të larta vizitorësh turistë, emigrantë shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Dhe shifrat nuk gënjejnë, mbi 1,1 mln hyrje më shumë nga aeroporti i “Rinasit” deri në fund të Korrikut, e krahasuar me vitin 2024.

Dhe atraksionet më të preferuara pas bregdetit, janë alpet shqiptare dhe veçanërisht aksi Shkodër-Kukës. Një prej tyre janë edhe “Bjeshkët e Namuna” në Tropojë, një ndalesë e pashmangshme për turistët dhe të apasionuarit pas lartësive apo alpinizmit.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një postim-urim video në rrjetin social Facebook nga kjo zonë, teksa shfaqen pamje të marra nga lartë të zonës panoramike dhe tërheqëse. E rrethuar nga male dhe kodra, gjelbërim dhe kafshë, dallohen edhe turistët e shumtë që pushojnë buzë një oazi-liqenth. Dhe ka nga ata që guxojnë të lahen, teksa dallohet një prej tyre që noton brenda ujit të ftohtë, kurse të tjerët pushojnë dhe sodisin natyrën.

Referuar shifrave zyrtare nga Janari deri në Korrik të këtij viti, në aeroportin “Nënë Tereza” janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mije e 987 janë të huaj, dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes

Dhe nga Bjeshkët e Namuna në Tropojë, që zgjohen çdo ditë me zhurmën e këmborëve dhe zërave të eksploruesve të maleve tona, ju uroj një javë të mbarë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?