Paluze me arra e pjekur në furrë nga zonja Albana

24 Shtator, 11:37| Përditesimi: 24 Shtator, 11:39

  • Share

Paluze me arra e pjekur në furrë

Përbërësit:

  • 250 gr niseshte
  • 500 ml ujë
  • 500 ml qumësht
  • 1 e verdhë veze
  • 200 gr sheqer
  • 2+1 lugë supe gjalpë
  • 150 gr arra të thyera
  • 1 pako vanilje
  • Pak sheqer pluhur

Përgatitja:

Fillimisht skuqim gjysmën e masës së sheqerit e më vonë hedhim gjysmën tjetër, më qëllim që të mos marrë ngjyrë shumë të errët. Hedhim ujin dhe 2 lugë gjalpë, e përziejmë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë qumështin, në të cilin kemi tretur niseshtenë dhe vaniljen, duke e përzier vazhdimisht me një tel ëmbëlsirash. Kur e shohim që masa është ajkosur e trashur, e heqim nga zjarri dhe i shtojmë arrat e grira. E përziejmë mirë, që arrat të shpërndahen njëlloj në të gjithë masën. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë masën e paluzes, të cilën e lyejmë me një të verdhë veze, të përzier me një lugë qumësht. I hedhim përsipër edhe pak gjalpë. E pjekim në furrë të nxehur, në 200 gradë për 25 minuta. E lëmë të ftohet dhe e presim në format që dëshirojmë, duke e pudrosur me sheqer pluhur. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?