Palët arritën dakordësinë, Qafoku në Report Tv: Në fund, presidenti do të jetë i PS! Nuk do e humbë këtë shans

18 Maj 2022, 12:45| Përditesimi: 18 Maj 2022, 12:56

  • Share

Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot live në Shqipëri" nga gazetari Andi Kapxhiu për zgjedhjen e presidentit të ri pasi për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes PS dhe PD. Gazetari Roland Qafoku tha se pavarësisht dakordësisë mes palëve, mazhoranca nuk do e humbë shansin që presidenti të jetë i PS.

"Në fund, presidenti do jetë i PS. Në të gjithë historikun e 10 presidentëve që ka Shqipëria, pas 1990, 4 janë të PD dhe një i PS, Rexhep Meidani. PS nuk mund ta humbë këtë shans pavarësisht përpjekjeve që duhet të jetë gjithëpërfshirës. PS është shumë e kalkuluar", tha Qafoku.

Ndër të tjera, Qafoku tha se problemi më i madh në politikë është opozita duke iu referuar edhe përcarjes së demokratëve, për të cilët thotë se veprojnë me vetësiguri dhe fryrje në të gjitha komunikimet.

"Ne sot nuk kemi problem qeverisjen. Qeverisja bën cfarë të dojë dhe nuk i kërkon njeri llogari sepse opozita nuk prodhon më opozitë. Përfaqësuesit e opozitës sillen më keq se ata të qeverisë në të gjithë komunikimet e tyre me një fryrje, vetësiguri. Po të ishin pushtet ata? Morën një goditje të merituar dhe nuk ua ka dhënë qeveria, e kanë marrë vetë. Nuk u votuan. Opozita është moral, është përulje", tha Qafoku.

Në mbledhjen e ditës së sotme, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës. 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?