Sonila Muhametaj

Rrëzohet KLP, Gjykata Administrative e Apelit pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj! Riçelet gara për 3 kandidatët e SPAK

24 Maj 2022, 17:15| Përditesimi: 24 Maj 2022, 17:17

  • Share

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.

Prokurorja Muhametaj kërkoi, shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë.

Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-Së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa pala paditësë në këtë rast Këshilli i Lartë i prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt  interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?