Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë

18 Maj 2022, 08:57| Përditesimi: 18 Maj 2022, 09:31

  • Share

Vendi ynë ka resurse ende të pazbuluara, por fare pak është bërë për promovimin e turizmit malor. Report Tv intervistoi banorë dhe ambientalistë në Funar të Elbasanit, Xibër të Klosit dhe Parkut Natyror Korab-Koritnik të Kukësit. Shqetësimet kryesore mbeten mungesa e infrastrukturës dhe mbeturinat. 

Ndodhet vetëm 20 kilometra larg nga qendra e Elbasanit, por të paktë janë vizitorët në Funarin me natyre piktoreske. 

"Kjo pikët turistike është harruar nga pushteti lokal dhe qendror, nuk kryhet asnjë investim. Prej vitesh e bëj këtë rrugë, por është shumë e vështirë", tha një drejtues furgoni.

Lëndinat me lulen e poetit në fshatin Xibër – Hane të Klosit janë një tjetër atraksion, ku mungojnë shërbimet elementare.

"Nga rruga kryesore deri në këto livadhe është rreth një orë me këmbë. Pak është bërë për ta promovuar këtë zonë, edhe pse është afër Tiranës e Dibrës", tha Dritan Kurti, banor i zonës.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj po pastrojnë parkun natyror Korab-Koritnik, ndërsa vënë në dukje problematikat.

Ka një zyrë informacioni por nuk funksionon se s'ka punonjës, shprehet Rifat Demalija.

"Është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin e aventurës, por ska informacion, ska as bujtina" tha Lavdrim Shehu nga Qendra për Progres Rinor.

Të tjera problematika janë rrugët e pashtruara dhe mbeturinat.

Relievi i shumëllojshëm, liqenet, pyjet, livadhet alpine janë tejet atraktivë sidomos për aventurierët, por ky është ende një potencial i pashfrytëzuar në Kukës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?