Presidentja Osmani në takim me ndihmës sekretarin e NATO-s për operacione, Thomas Goffus

Osmani takim me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie

29 Gusht, 16:16| Përditesimi: 29 Gusht, 16:20

  • Share

PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi sot me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus, ka folur mbi rëndësinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Hapjen e urës, e para e vendit e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Osmani tha se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.  

Ajo falënderoi NATO-n për angazhimin për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit./ Kosova Press
 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?