Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge

Osmani pas takimit me ambasadorin Ruge: Ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s në Kosovë

20 Gusht, 16:37| Përditesimi: 20 Gusht, 16:46

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike të Sigurisë së NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Presidentja e Kosovës pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge tha se i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

"Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë", tha ajo. /Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?