Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia

29 Nëntor, 12:11| Përditesimi: 29 Nëntor, 14:51

  • Share

Tirane - Organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë ku janë kryer disa arrestime. SPAK ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderushme parash te cilat i kane investuar edhe në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim mes tyre kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra i cili konsiderohet snjaperisti i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Sergeri Hasanpapaj. Ndërsa në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili konsiderohet truri financiar që pastronte paratë e grupit.

Në hetim me masë detyrim paraqitje janë edhe 2 gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, ky i fundit i akuzuar edhe si anëtar i bandës kriminale, të cilët sipas SPAK kanë përhapur në media informacione dezinformuese në favor të bandës së Suel Çelës.

Grupi i Suel Çelës
Arrest me burg për  
-Mario Çela (i arrestuar në Belgjikë më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
-Në kërkim me masë sigurie arrest në burg në mungesë
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj
-Detyrim paraqitjeje:
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
-Blerina Beqiri (avokatja)

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni.: 29/11/2024 15:13

    Meqenese Spak ka njeres qe shikojne komentet neper portale. Po blihen aksione nga Leonidha Cobo neper firma qe kane lidhje me nje CEO te AADF-së.

    Përgjigju
  • Akil: 29/11/2024 12:27

    Po vëllezrit e kësaj Shoqes se Taulant Ballës dhe mikes se Edi ramës Adelajda Roka qe është Drejtoreshë e ATZH për pastrim paradh të krimineleve kur do arrestohen. Kjo Adelajda do japë leje në Himarë për kompaninë Bega -07 në Himarë në tokë tapi të fallsifikuar. SPAK duhet të ndërhyje se po vidhet toka shtetërore. Apo e mbron Rilindja këtë zyratre të lidhur me krimin

    Përgjigju
    • Obli: 30/11/2024 11:12

      Te gjitha dihen, e do lahen. Edhe te tuat qe je bishti kavallit

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?