Omicron solli ‘bum’ infektimesh, në janar u regjistruan 47 mijë qytetarë të infektuar dhe 125 vdekje, mes tyre edhe të vaksinuar

31 Janar 2022, 16:47| Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:17

  • Share

Me mbërritjen e variantit Omicron në Shqipëri, muaji janar regjistroi një numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja. Kësaj here, karakteristikë e virusit, ishte prekja më masë e fëmijëve dhe simptomat e ngjashme me të gripit.

Që nga 1 janari e deri në këto momente, numri i viktimave nga Covid 19 ka arritur në 125, ndërsa i infektimeve mbi 46.700.

Kjo, sipas mjekëve shpjegohet me transmetueshmërinë e lartë të virusit. Vetëm më 7 janar nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.

Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, ku në Spitalet COVID, aktualisht trajtohen 168 pacientë.

Numri i  pacientëve aktivë me virusin në të gjithë vendin është rreth 21 mijë, ku Tirana kryeson me gati gjysmën e kësaj shifre.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë ku në shërbim të pacientëve të shtruar ishin 4 spitale COVID, aktualisht pacientët e shtruar po trajtohen në spitalet COVID-1 dhe 3. Ndërkohë në spitalin Shefqet Ndroqi, po trajtohen rastet e pacientëve me simptomat post-COVID.

Shqetësim për mjekët është ngjashmëria mes variantit Omicron dhe gripit, duke e bërë shpesh të vështirë identifikimin e të infektuarve.

Nga ana tjetër, ky variant ka prekur në masë edhe fëmijët, ç’ka është reflektuar me mungesa të larta në shkolla.

BILANCI I VDEKJEVE PËR MUAJIN JANAR 2022

1 Janar- 1 humbje jete

2 Janar- 2 humbje jete

3 janar- 2 humbje jete

4 janar- 2 humbje jete

5 janar- 4 humbje jete

6 janar- 5 humbje jete

7 janar- 0 humbje jete

8 janar- 4 humbje jete

9 janar- 3 humbje jete

10 janar- 1 humbje jete

11 janar- 6 humbje jete

12 janar- 6 humbje jete

13 janar- 2 humbje jete

17 janar- 7 humbje jete

15 janar- 3 humbje jete

16 janar- 4 humbje jete

17 janar- 2 humbje jete

18 janar- 6 humbje jete

19 janar- 6 humbje jete

20 janar- 3 humbje jete

21 janar- 6 humbje jete

22 janar- 5 humbje jete

23 janar -8 humbje jete

24 janar- 7 humbje jete

25 janar- 5 humbje jete

26 janar- 6 humbje jete

27 janar -6 humbje jete

28 janar- 5 humbje jete

29 janar- 3 humbje jete

30 janar- 5 humbje jete

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?