Ohri, kjo pasuri e mbrojtur nga UNESCO kërkon më shumë lehtësira për lëvizjen e turistëve në kufirin Shqipëri-Maqedonia e Veriut

6 Korrik, 16:37| Përditesimi: 6 Korrik, 17:37

  • Share

Ne fshatin piktoresk të Linit, gadishull i liqenit të Ohrit u kremtua 5-vjetori i shpalljes pasuri boterore, mbrojtur nga UNESCO. Një guidë e përbashkët mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë zgjodhen të promovojnë zonën por dhe të bejne apel per te mos lejuar ndërtimet në peisazhin e mbrojtur. Po kështu Nderim Pollozhani ambientalist nga Struga tha se qeveritë e dy vendeve duhet të lehtësojnë procedurat në kufi, në mënyrë që turistët të mos qendrojnë për orë të gjata në pritje.

Që nga 5 korriku i vitit 2019, liqeni i Ohrit i ndarë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.  Ky liqen ofron një strehë unike për lloje të shumta endemike dhe relikte të florës dhe faunës së ujërave të ëmbla.

Duhet theksuar se një pjesë e Liqenit të Ohrit që ndodhet në Maqedoninë e Veriut dhe në brendësi të saj, duke përfshirë qytetin e Ohrit, ishte i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979. Ndersa prej 5 vitesh tashme, eshte ne UNESCO dhe pjesa shqiptare në veriperëndim të liqenit të Ohrit, gadishullin e vogël të Linit dhe brezin e tokës përgjatë vijës bregdetare që lidh gadishullin me kufirin maqedonas. Në ujërat e cekëta pranë bregut të liqenit, disa site dëshmojnë për praninë e banesave parahistorike mijëravjeçare palafite.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?