Një tank ukrainas në rajonin e Kurskut

Ofensiva e Kurskut, armët e NATO-s luftojnë për herë të parë në Rusi! Kievi avancon në territorin rus, furnizimet evropiane luajnë rolin kryesor

16 Gusht, 09:30| Përditesimi: 16 Gusht, 09:53

  • Share

I fundit që kaloi kufirin ishte një Challenger 2 britanik, që mund të hyjë në histori si tanku i parë i NATO-s që lufton në territorin rus. Prania e këtyre tankeve prej 62 tonësh në ofensivën e Kurskut pretendohet nga Moska, që ka shpërndarë videon e një droni vrasës Lancet që godet një prej tyre në vendndodhjen e Otradnoye. Burime zyrtare nga Londra kanë deklaruar për ‘Sky News’ se nuk ka kufizime për përdorimin e tyre përtej kufijve. 14 Challenger 2 të dhuruara Ukrainës kanë bërë debutimin e tyre verën e kaluar gjatë operacionit të dështuar për të çliruar territoret e pushtuara në jug, me rezultate të konsideruara zhgënjyese. Megjithatë, bëhet fjalë për një nga mjetet më moderne dhe më të fuqishme – ka një top 120 milimetra – në shërbim të ushtrisë së Kievit. Fakti që ndërhyn një javë pas fillimit të ofensivës në Kursk duket se konfirmon dëshirën e Ukrainës për të vazhduar avancimin, duke vendosur në terren njësi të tjera të përzgjedhura, tanket i përkasin Brigadës së 82-të të parashutistëve.

Ish-ministri i Mbrojtjes Ben Wallace i shpjegoi gazetës ‘Time’ se ukrainasit mund të veprojnë në Rusi "me të gjitha armët e furnizuara". I vetmi ndalim ka të bëjë me raketat me rreze të gjatë Storm Shadow. Dhe një linjë e ngjashme ndiqet nga vendet e tjera evropiane dhe gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara: Kievit nuk i është vendosur asnjë kufizim për përdorimin e ‘mjeteve taktike’, përveç atyre sistemeve që konsiderohen strategjike si Storm Shadow, Himars dhe Atacms që kanë një rreze më të madhe veprimi se 150 kilometra. Pikërisht këto sisteme që presidenti Zelensky i ka kërkuar disa herë për të shndërruar ofensivën e Kurskut në një goditje vdekjeprurëse për Kremlinin. Megjithatë, deri tani, Shtëpia e Bardhë dhe kancelaritë evropiane nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre: të gjithë kanë frikë nga hakmarrja e Putinit, i cili tashmë po kërcënon me një kundërpërgjigje të ashpër.

Valën e parë të ofensivës në tokën ruse e dëshmon rritja e peshës së ndihmave gjermane. Gjermania, që nga fundi i vitit 2023, është bërë mbështetësi kryesor i përpjekjeve të luftës së Ukrainës. Janë fotografuar disa mjete të blinduara Marder, shumë të vlerësuara nga ukrainasit për besueshmërinë dhe për volumin e zjarrit të mitralozit të tyre të shpejtë 20 milimetra. Midis donacioneve qeveritare dhe shitjeve nga kompania prodhuese Rheinmetall, në Kiev kanë mbërritur plot 140 të tilla. Gjithashtu, Berlini ka dhuruar tanket "pionierë" Leopard: pa top, por të pajisur me një buldozer përpara, ata kanë qenë jetikë për të hequr pengesat e betonit në kufi dhe për të hapur rrugët nëpër fusha të minuara. Në fund, janë shfaqur disa Dingo, furgonë të blinduar të projektuar për t’i rezistuar shpërthimit të minave të fshehura përgjatë rrugëve, janë dhuruar pesëdhjetë të tillë.

Në kolonat e sulmit ka edhe disa mjete të blinduara franceze VAB. Parisi ka dorëzuar më shumë se dyqind prej tyre, përfshirë edhe modelin me top 105 milimetra. Gjithashtu është i dukshëm kontributi i Varshavës, e cila ka pajisur batalione të tëra. Në betejën e Kurskut ka tanke PT-91 Twardy, të derivuara nga tanket sovjetike T72; mjete të blinduara të vjetra BMP-1 ende me kamuflazhin polak; mjete të blinduara moderne KTO Rosomak. Topave të vetëlëvizshëm Krab, dhuruar nga Polonia, u atribuohet shkatërrimi i një kolonë prej trembëdhjetë kamionësh me përforcime ruse, duke shkaktuar qindra të vdekur dhe të plagosur.

Pjesa më e madhe e armatimeve mbetet ajo amerikane: nga mjetet e blinduara Stryker te ato Bradley, nga automjetet Humvee te Maxxpro Mrap. Dhe ka edhe shumë Reshel Senator të dërguara nga qeveria kanadeze. Por për herë të parë që nga fillimi i luftës, në fushën e betejës duket se po mbizotërojnë sasia dhe cilësia e materialeve të dërguara nga vendet evropiane. Në thelb, pjesëmarrja e mjeteve në përleshjet në territorin rus nënvizon indirekt format e reja të Mbrojtjes së BE-së, të cilat kanë si protagonistë Berlinin, Varshavën dhe Parisin: një rol udhëheqës që muajt e fundit i ka shtyrë të rrisin donacionet e sistemeve të luftës për Ukrainën.

Po furnizimet italiane? Në kontrast me atë që ndodh në vendet e tjera, në Itali gjithçka është sekrete. Sipas spekulimeve, ndihmat për ushtrinë janë vendosur kryesisht gjatë qeverisjes së Draghi-t: kështu që po flasim për dërgesa të përfunduara deri në pranverën e vitit 2023. Çfarë? Mjete ushtarake si FH 70. M109, PZH2000, hedhës raketash MLRS, mjete të blinduara M113 dhe automjete Lince. Janë përdorur intensivisht në luftimet e Donbass-it, duke shkatërruar makina shpesh të ndërtuara gjysmë shekulli më parë. Një muaj më parë, në rrjetet sociale u shfaqën foto të një topi FH70 të shkatërruar në rajonin e Donetskut dhe një M109 në veprim në rajonin e Lugansk.

Më shpesh shihen disa obusë të prodhuar në Itali që dukeshin se i përkisnin të kaluarës së largët. Janë topat e vegjël 105 milimetra të projektuar nga Oto Melara në vitet pesëdhjetë për trupat alpine, të quajtur "someggiati" sepse mund të çmontoheshin dhe transportoheshin nga mushkat. Ukrainasit kanë marrë disa prej tyre nga Spanja dhe kanë mbetur të impresionuar nga fortësia dhe lehtësia e tyre për t’i transportuar brenda qyteteve të rrethuara nga rusët: peshojnë vetëm dhjetë kuintalë. Tani ata po i blejnë kudo ku i gjejnë, ishin adoptuar nga rreth tridhjetë vende, duke paguar një çmim të lartë. Edhe ushtria italiane, që i përdorte vetëm për ceremonitë për inaugurimin e presidentit të Republikës, i ka nxjerrë nga magazinat dhe po studion se si t'i rivitalizojë në pritje të rinovimit të artilerisë./La Repubblica

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Lala: 16/08/2024 15:17

    O çfar fēnda po digjojm pordh me rigon e pralla me nNastradin. Nato e perdimi po bējn mutin nē brek e tani na tregoin barcaleta me Ukrainas. E ropa ēshtē mbush me Ukrainas e kta vetēm propaganda e barcaleta tē mbaruara trgoin. Se raliteti tjetēr tregon.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 16/08/2024 12:32

    Lajme koti propogand lufte Njeri thot kemi hyr 1000 km tjetri thot kemi shkterruar 1 te 4 te ushtris ukrainase qe ka hyr ne rusi Pordh me rugon ame me ere trendeline

    Përgjigju
  • Beni: 16/08/2024 10:22

    O ca qejfi,tani do fleme gjume rehat,dhe do jetojme me te lumtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?