Vaksina Covaxin

Shëndeti
Bota

OBSH miraton edhe vaksinën indian 'Covaxin', 78% efektive

3 Nëntor 2021, 18:42| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:07

  • Share

OBSH ka miratuar vaksinën e një prodhuesi indian për përdorim urgjent kundër COVID-19. Mësohet se OBSH ka thënë se përfitimet e vaksinës Covaxin i tejkalojnë rreziqet dhe se ajo është jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të kërkesave të lehta për ruajtje”.

Covaxin prodhohet nga kompania Bharat Biotech dhe efektiviteti i saj është rreth 78 %.

Gjashtë vaksinat e tjera kundër koronavirusit, të miratuara nga OBSH-ja, janë; AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, Sinopharm dhe Sinovac.

Miratimi nga OBSH-ja hap rrugën që vendet pa rregullatorë mjekësorë, t’i ndjekin udhëzimet e kësaj organizate për përdorimin e vaksinave.

Rregullatori i barnave në Indi e ka autorizuar përdorimin e Covaxin-it që në janar.

Deri në mes të tetorit, në Indi janë dhënë mbi 110 milionë doza të kësaj vaksine./REL/

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?