VIDEOLAJM/ ‘O sa mirë me qenë shqiptarë’, kuqezinjtë festojnë me tifozët pas fitores ndaj Ukrainës! Atmosferë elektrizuese në Pragë

8 Shtator, 07:24| Përditesimi: 8 Shtator, 08:00

  • Share

Atmosferë elektrizuese në stadiumin "Epet Arena" të Pragës, pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës.

Lojtarët kuqezi kanë festuar me tifozët duke krijuar një mbrëmje magjike, ndërsa dëgjohen të këndojnë këngën 'o sa mirë me qenë shqiptar'. 

Shqipëria arriti të triumfonte 1-2 me përmbysje ndaj Ukrainës, në një duel që rezultoi tepër emocionues. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit.

Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozi thekun: 08/09/2024 13:57

    Eduart e ke shkrujt gabim se origjinalja asht "O SA MIR ME KEN SHQIPTAR".Nuk po munem me gjet çfar lidhje ka varferia me futbollin?Ne fakt ky tipi ka harru dhe nje argument te ransishem kta lujn futboll e na jena pa ndertesen e "TEATRIT KOMTAR" hahahahaahaa.Ata na knaqen me njat fitore e presim me padurim fitoren e rradhes zoti I rujt se i kan ba SHQIPET me u ni krenar ne tan Boten.

    Përgjigju
  • Deni: 08/09/2024 13:15

    Bravo Shaqir ai personi mund te bertas o sa mir qe jame gomar A thu Shqipetar jane c fare do therasin Dhe nuk ka te beje varferia kur luan futbodh jane kembet dhe gjendja shpirterore e lojtareve se sa shume e duan token meme Nje bravo cunave me te vertet lozen bukur kete loje te bejne dhe me gjorgjin

    Përgjigju
  • eduart: 08/09/2024 09:12

    Fjali më idjote se kjo O SA MIR ME QENË SHQIPËTAR nuk ka,përse është mirë se jemi vendi më i varfër në Evropë e më tej.....

    Përgjigju
    • Eri: 08/09/2024 20:25

      Ore eduart ore idiot, ka pas dhe ka akoma shqipetar qe detyrohen te mos jene te tille nga rethana te ndryshme.lum ai shqiptar qe esht i lire ta thot me ze te lart ..ndihet vertet mire ????

    • Patrioti: 08/09/2024 13:20

      Kur Naim Frasheri shkroi shprehjen e pavdekshme: Ti Shqiperi me jep nder... Shqiperia ishte edhe me varfer dhe ishte komb pa nje shtet te vetin e serisht stergjysherit tane ishin krenar per gjuhen dhe gjakun e te pareve.

    • Shaqir: 08/09/2024 11:57

      Ty po ste pelqen, mund të therrasesh osa mire që jam gomat....ahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?