Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Europa” duke bojkotuar mësimin

Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan bojkotojnë mësimin: Duam ngrohje!

11 Janar 2021, 08:43| Përditesimi: 11 Janar 2021, 08:50

  • Share

Ditën e sotme pas 2 javësh pushim për shkak të festave ka nisur mësimi në të gjitha 9 vjeçare dhe gjimnazet e Shqipërisë.

Në shkollën 9 vjeçare “Europa”, ajo çka nisi ishte një protestë! Me pankarta në dua “Duam ngrohje” nxënësit po qëndrojnë në portën e jashtme të shkollës duke bojkotuar mësimin. Për shkak të mungesës së ngrohjes, së bashku me prindërit e tyre, me një kërkesë të vetme me shpresë të një zgjidhjeje për këtë problematik shqetësuese dhe afatgjate.

Sipas prindërve, nxënësit vishen shumë trashë me rroba, sa kjo bëhet një pengesë për procesin mësimor.

Ata janë të vendosur në lidhje me kërkesën e tyre dhe duket sikur nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e saj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?