Nxënësit dyndje në memorialin e ‘Skenderbeut’! Turizmi historik në Lezhë, 2100 vizitorë në muaj

23 Maj 2022, 09:18| Përditesimi: 23 Maj 2022, 09:24

  • Share

Pas dy vitesh pandemi, turizmi historik në Lezhë i rikthehet normalitetit. Interesi më i madh për vendvarrimin e Gjergj Kastriotit, ku brenda një muaji është vizituar nga 2100 turistë vendas e të huaj.

"Brenda kësaj kohe numri i vizitorëve ka shkuar në 2100, ndërsa në brenda një dite 350 persona".- tha Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi thotë se krahas vendasve, janë rikthyer edhe turistet e huaj ku numrin me të lartë e zënë ato nga Evropa Qendrore. Problem për Lezhën mbetet mungesa e vendparkimeve për autobusët e agjencive turistike.

"Sa i përket numri të turistëve jemi rikthyer tek viti 2019, fatmirësisht. Ndërsa theksoj se duhet një hapësirë e veçantë për parkimin e autobusëve".- u shpreh Paulin Zefi.

Rajoni i Lezhës është një nga destincionet turistike më të pëlqyera, ku në vitin 2019 shënoi shifrën prej 1 milionë turistë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?