Shkodër/ Nxënësit dhe mësuesit bojkotuan mësimin: Riktheni drejtoreshën e shkollës 'Ndoc Mazi', u largua për arsye politike! Drejtoresha rajonale e Arsimit: Ka probleme ligjore

20 Maj 2022, 09:00| Përditesimi: 20 Maj 2022, 11:50

  • Share

Nxënësit dhe mësuesit të shkollës 9-vjeçare "Ndoc Mazi" në Shkodër kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë për të protestuar. Ata kërkojnë rikthimin e drejtoreshës së shkollës pasi pretendojnë se u largua për arsye politike. Në protestë u bashkuan edhe prindërit.

"Largimi i drejtores së shkollës mund të jetë për arsye politike, nuk e pranojmë. Arsyeja sipas zyrës së arsimit për zëvendësim me një tjetër drejtor. Do anulohet mësimi nëse nuk ndërhyhet për ta rikthyer", - shprehen prindër dhe mësues.

Drejtoresha e zyrës së arsimit Shkodër Sindis Sulja sqaroi se drejtoresha ka probleme ligjore hodhi poshtë të gjitha spekulimet se largimi i Idrizit është politik ndërsa bëri me dije se ka takuar të gjithë prindërit që janë bashkuar në protestë.

Ora 11:25
Nxënësit kërkojnë rikthimin e drejtoreshës në shkollën 'Ndoc Mazi', drejtoresha rajonale e Arsimit: Ka probleme ligjore, shkarkimi s’ka lidhje me politikën

1653039040_shkoder.JPG

Drejtoresha e zyrës së arsimit Shkodër Sindis Sulja ka folur para mediave për protestën e nxënësve dhe mësuesve të shkollës 'Ndoc Mazi' pasi kërkojnë rikthimin e drejtoreshës Valbona Idrizi. Sulja sqaroi se drejtoresha ka probleme ligjore hodhi poshtë të gjitha spekulimet se largimi i Idrizit është politik ndërsa bëri me dije se ka takuar të gjithë prindërit që janë bashkuar në protestë.

"Ne kemi bërë një procedurë nga DAP Lezhë për të gjithë drejtuesit e institucioneve arsimore, të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore, është bërë shpallje e vendit të lirë vakant. Kaq mund të them për momentin, unë kam takuar të gjithë prindërit e nxënësve të shkollës dhe i kam sqaruar se është ndjekur një procedurë e rregullt ligjore.

As ne nuk mund të lejojmë që një drejtore të jetë gabim nga ana ligjore, por gjithsesi ne e kemi shqyrtuar totalisht procedurën e drejtorave të institucioneve arsimore. Kjo është praktikë që Po ndiqet një praktikë e tillë për drejtuesit që nuk plotësojnë kriteret në shkolla. Janë rreth 14 shkolla me grafik të ndarë. Ne nuk mund të përziejmë anën profesionale me atë politike", tha Sulja.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 21/05/2022 07:16

    Precedent shumë i rrezikshëm përdorimi i këshillit të prindërve për të mbajtur në punë drejtues me Institut Pedagogjik kur pretendentët janë me shkollën e drejtorëve! Ministria e Arsimit duhet të caktojë një ekip inspektimi sepse janë disa shkolla që drejtohen nga njerëz të pakualifikuar që uzurpojnë postet duke mbledhur fshatin si në Kosmaç e Trush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?