Nusja bën për spital vjehrrën në Shkodër! 82-vjeçarja: Më goditi me shkop, më mbuloi gjaku! Djali e mbajti të fshehtë dhunën në familje

12 Shtator, 13:32| Përditesimi: 12 Shtator, 16:29

  • Share

Nazmie Buci, 82-vjeçe nga Shkodra u dhunua barbarisht me shkop nga nusja e djalit 43-vjeçarja, Elmira Buci. Sipas dëshmisë, nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara.

“Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin tim (bastun) se unë lëviz me shkop, më ra, më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam shkuar në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja! M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e kam fshirë me shpinë,  më ka tërhequr nga këmbët”, rrefen ajo teksa merr mjekim në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, por djali Ylli Buci, nuk e ka dërguar në spital dhe as ka lajmëruar policinë për dhunën në familje.

“Djali ishte në punë, kur erdhi në shtëpi i tregova dhe më tha pse u kape me atë, ti e di si është ajo...Unë nuk u kapa, po rrija. Djali kur ka ardhur më ka pastruar fytyrën se isha e mbuluar në gjak”, tha e moshuara.

Të nesermen (11 shtator) e moshuara ka dalë në oborrin e banesës, ku e kanë parë fqinjët me plagë në fytyrë dhe kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. 

“Doja të lajmëroja policinë, por ma kapi telefonin nga dora dhe ma theu. Pastaj i thashe komshies”, rrëfeu ajo.

“Nuseve iu them të jenë me të sjellshme dhe t’i duan vjehrrat se janë si nënat e tyre”, apelon 82-vjecarja.

Mjekët thanë se Nazmie Buci është në gjendje të përmirësuar shendetësore, ndërsa Policia e Shkodrës arrestoi 43-vjeçaren Elmira Buci për dhunë në familje.

1726142342_nazimebuci.jpg

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/09/2024 01:12

    Me vjen keq moj zonje per c'ka te ndodhi,por mos prit qe nuset te te trajtojne si nenat e tyre.I trajtoni dhe ju ato si bijat tuaja?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?