‘Nuk u pyetëm!’, Akademia e Shkencave hap debatin për Butrintin pas miratimit të ligjit: Parku ishte në ngritje! Tare-akademikëve: Profesorë, do ju ngelet emri që dorëzuat historinë

24 Maj 2022, 16:58| Përditesimi: 24 Maj 2022, 17:22

  • Share

Një ditë pas miratimit të marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit në Kuvend, Akademia e Shkencave mban diskutimin “Butrinti - Një vështrim akademik mbi vlerat dhe vlerësimin”... Vonesa e këtij debati prej akademikëve justifikohet me faktin, se nuk janë thirrur më herët.

“Nuk dinim gjë, nuk menduam se do ta miratonin kaq herët”, thotë kreu i Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi.

“Nuk e kemi pasur këtë praktikë”, konfirmon zv.kryetari i ASH-së, akademiku Vasil Tole.

Modeli i Fondacionit të Butrintit, si donator kryesor, pa kërkuar menaxhimin e sitit sipas akademikut Vaso Tole, ka qenë një nga modelet më të suksesshme që po e çonte Butrintin në ngritje.

“Kemi një eksperiencë të mirë në menaxhimin e Parkut Arkeologjik  të Butrintit, e cila u krijua në sajë të disa faktorëve dhe aktorëve, në mënyrë të veçantë statusi i UNESCO-s për regjistrimin e Parkut si pasuri botërore, së dyti detyrimet që shteti shqiptar duhet të zbatonte përsa i përket Konventës, duke ngritur struktura siç është rasti i Zyrës së Administrimit që është njësia konkrete në terren, dhe Bordi i Butrintit si njësia e politik bërjes dhe e mbështetjes në kuptimin financiar dhe organizativ të Parkut, kjo e kombinuar me një nga donatorët më ekselent që ka pasur Shqipëria, që është Fondacioni i Butrintit themeluar nga Lord Rothschild, të cilët për vite të të tëra në mënyrë të veçantë pas viteve 2000 kanë qenë partnerët më qendrore të Parkut Arkeologjik të Butrintit, që jo vetëm sollën eksperiencë të re, dhe para në shifra të konsiderueshme, por që provoi që ligjet dhe mekanizmat që kishte krijuar shteti i shqiptarë asokohe, funksionoi! Më kujtohet që në të gjitha investimet dhe mbështetjet financiare që bënte ky Fondacion, nuk ishte anëtar i Bordit të Butrintit, por nënshkruante një marrëveshje ku thoshte qëllimet dhe interesat që për fat të mirë ishin interesa të përbashkëta”, thotë akademiku Tole, ish sekretar i Bordit të Butrinit në vitet 2002-2008.

Por çfarë nuk ka funksionuar në lidhje me menaxhimin e deri tanishëm, që Ministria e Kulturës vendos t’ia besoj menaxhimin një OJF-je, model që aplikohet për të parë në vend?

“Të gjithë indikatorët që mateshin me nivelin dhe sasinë e restaurimeve, të ekspeditave, të përfshirjes së komunitetit, të investimit infrastrukturor, nivelin e të ardhurave dhe numrit të turizmit. Bordi në atë kohë parashikonte politika stimuluese për biletat, sepse qëllimi nuk ishte fitimi, qëllimi ishte thithja e turistëve, dhe mbledhja e disa të ardhurave që do përdoreshin po për Parkun. Janë të gjitha në ngritje! Dhe vetë fakti që kur është filluar kjo punë në vitet 2000 ishte rreth 10-15 mijë turistë në vit, sot bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra turistë dhe miliona euro të ardhura në arkën e Butrintit. Nuk di që kjo praktikë në tërësinë e vet të mos ketë funksionuar, përkundrazi!”, shton më tej Tole.

Përqendrimi i marrëveshjes mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për menaxhimin e Butrintit, në veprimtari ekonomike, aspekte si tarifat e biletave etj, s’do t’i pengojë institucionet shkencore të kujdesen për pasurinë kombëtare, thotë Gjinushi, bazuar në Ligjin e vjetër për Trashëgiminë, por akademiku Apollon Baçe i kujton se ky ligj është ndryshuar prej vitit 2018, kur u financua nga AADF, është i ndryshuar.

Akademiku Neritan Ceka sjell në vëmendje se si arkeologu britanik Richard Hodges, në shkrimet e tij flet me nënçmim ndaj arkeologëve vendas, sipas tij të indoktrinuar me ideologjinë Hoxhiste. Ndërsa Baçe ia lë Hodges, edhe përgjegjësinë për faktin që në faqen e UNESCO-s, Butrinti thuhet se ka qenë siti i një kolonie greke...

“Edhe në faqen e UNESCO-s, ky ka qenë që e ka bërë këtë, bashkë me ish shefin e tij. Pra vjen e të bën historinë e vendit tënd. Përmendet Korfuzi si Koloni 260 herë si koloni, përmendet Apolonia, Butrinti nuk përmendet vetëm njëherë si qytet kaon, këtu kemi të bëjmë me deformim të shoqërisë. Por e thotë Orwell, “ajo që kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen”. Si iku Çamëria, ja me argumentin arkeologjik”, thotë më tej arkeologu Apollon Baçe.

I pranishëm në diskutim ishte edhe akademiku Luan Përzhita, i cili ashtu si edhe specialistët e tjerë konfirmoi se nuk është pyetur lidhur me këtë marrëveshje. E megjithatë, sipas Tares, fakti që nuk janë pyetur, s’mund ti zhveshë akademikët e institucionet që ata përfaqësojnë nga përgjegjësia.

“Ajo që po bëhet sot në Butrint është mohimi i punës që ju keni bërë. Në planin e menaxhimit është bërë nga një grup anglezësh pa asnjë profesor shqiptar. Plani i menaxhimit fillon nga Hodges e këtej. Thelbi është ky, shikoni CV-në e Hodges, që thotë se Fondacioni i Butrintit dhe Hodges kanë themeluar Parkun Kombëtar të Butrintit. Dhe kjo kur të vdesim ne të gjithë do vazhdojë. Pra të gjitha këto do rishkruhen nga fillimi. Pra, nuk është çështja se AADF do të bëjë një bar a restorant, por fakti i marrjes nën kontroll të territorit shqiptar. 5 anëtarët e bordit janë ‘qeveria’ e Butrintit. Lexoni marrëveshjen e Butrintit, ku shkruhet se standardi i gërmimeve do të jetë ai i vendosur në 93-shin. Pra, profesor Luani, nuk ke më standard, nuk jeni më ju! S’jeni më ju! Do të jetë Richard Hodges. Lexoni marrëveshjen, pas miratimit do të shkojnë në kadastër të regjistrojnë pronën në kadastër! Dhe e gjitha kjo të nderuar profesorë jua ndalon Konventa e Parisit e 1972, dhe ju tani i bini vërdallë.. Keni emër profesor pse i lejoni? Sot Giora Solar, i ka çuar letër UNESCO-s ku i thotë se kjo që po ndodh në Shqipëri s’ka precedent! Dje është dorëzuar territori, ju e dini se Butrinti është histori, do ju ngelet emri në histori që dorëzuat Butrintin!”, thotë Tare.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/05/2022 02:31

    Lerini llafet e justifikimet,/nuk na pyeten/,/nuk na therriten/,/nuk dinim gje/!Ketu behet fjale per kulturen dhe trashegimine kombetare.Dilni nga zyrat e Akademise ku vegjetoni gjithe diten,mblidhni studentet dhe patriotet shqiptare dhe perserisni per Butrintin mrekulline qe arriten te bejne shqiptaret dikur per armet kimike.Bejani te qarte politikes se asnje vendim nuk mund te merret pa marre mendimin e shkencetareve shqiptare dhe popullit.

    Përgjigju
  • Nertila: 25/05/2022 01:05

    Jane mbeldhur arkeologe e akademike dhe diskutojne Butrintin. Po, flisni flisni. Juve u pyesin kur i duhet Rames. Per rastin konkret Rama nuk ka nevoje. Eshte nje pazar shume i qarte dhe i tthjeshte. Ne kuader te planit te ardhshem 5 vjecar "Kapja e Shtetit 3". Meqe zorraxhunj amerikane na duhen per suport, Butrinti eshte nje hic para kapitalit politik dhe diplomatik qe merr Rama. Ju akoma jo bileta, jo keneta, uji, koncensioni apo limoni. Nuk u p...th fare Rama per kete pune. Po vreni ndonje gje tjeter. Kjo iku.

    Përgjigju
  • Cavsj: 24/05/2022 21:00

    Zoterinj akademike, ju jeni pjestare te akademise se shkencave sepse hamendesohet qe kini ca kualifikime qe shumica nuk i kane. (Mbase Skender Gjinushi ben perjashtim). Ceshtja e Butrintin zgjidhet fare lehte, por le ta shtjellojme pak pse po behet gjithe kjo zhurme. 1. Gerrqia kerkon ne menyre te cmendur lidhje te paqene me trojanet. 2. Enea - prijes trojan - u ndalua ne butrint dhe mendohet qe butrinti u themelua nga trojanet. 3. Gerrqia, duke futur duart ne Butrint ben ate qe di me mire - greqizon token duke mbjellur artifakte nen tole dhe te shkruara ne gerrqisht per tu zbuluar me vone. 4. Duke zbuluar “artifakte” gerrqishteje ne butrint del qe butrinti eshte grek dhe qe trojanet jane greker. 5. Me berjen e trojaneve greke, lidhet emri Aleksander me Paridin e trojeve (vellai i hektorit dhe cuni i dyte i priamit). 6. Me gerrqizimin e emrit aleksander, gerrqia hedh perseri pretendime per aleksandrin e madh qe eshte grek edhe pse historikisht eshte provuar qe ai nuk eshte. 8. Me gerrqizimin e aleksandrit te madh, gerrqizohet maqedonia e lashte dhe hiken cameria per lesh. Per kete thote gerrqia qe cameria eahte ceshtje jo egzistuese dhe qenia e Lekes se math grek qenka egzistuese. Tani mre akademiket tane te kualifikuar (Perjashto Skender Gjinushin)…a i keni hedhur ndonje sy kushtetutes sone te dashur? Neni 2 - pikat 1 dhe 2 cilesojne popullin si sovran. Populli ushtron sovranitetin ne menyre perfaqsuese ose te drejtperdrejte. Perfaqsuesit qe kaluan ligjin per Butrintin tradhetuan. Hidhini ne gjyq per cenim te rendit kushtetues. Dergoni si ligjin ne gjykaten kushtetuese dhe kerkoni nje pyetsor kkmbetar sic u be per kanabisin. Neni 46 - pika 3 “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara sipas ligjit.” Nese ky fondacion qe kerkon te marre Butrintin ne kundershtim me kushtetuten Shqiptare, a nuk perben nje organizate ose shoqate qe ndjek qellime antikushtetuese? Dergojeni edhe kete ne gjykate dhe kerkoni qe gjykata kushgetuese ta shqyrtoje aktivitetin e saj ne kuadrin kushtetues. Ja nje fjale qe duhet ta mesoni dhe ta shqyrtoni shume GJENOCID. E gjithe klasa politike se bashku me bashkepunetoret e saj jane ne rradhe per tu shqyrtuar. Akademia e shkencave duhet ti therrasi pak mendjes dhe jo te lepihet neper artiluj dhe portale. Paditini ne gjykate nese ju pelqen ndera qe keni, per ndryshe jeni pale me dhunuesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?