Siguria në plazhe gjatë sezonit turistik, bllokohen 2 Jet Ski pa dokumente në Durrës

26 Maj, 15:22| Përditesimi: 26 Maj, 16:40

  • Share

2 Jet Ski pa dokumente janë bllokuar sot nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë kontrolleve  në të gjithë vijën bregdetare në Durrës.

"Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre", njofton policia.

Policia Kufitare në prag të nisjes së sezonit turistik ka filluar zbatimin e një plani masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit. Ndaj apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, për pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe respektimin e zonave të sigurisë së pushuesve në plazhe.

"Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional", thuhet më tej në apelin e policisë.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?