Noka dhe Kryemadhi pranë Dumanit tek 'Ligjet', Bejko: Janë në hall me drejtësinë! SPAK nuk dëgjon lajme, i mjafton SHBA dhe BE

23 Maj, 18:18| Përditesimi: 23 Maj, 18:24

  • Share

 

Roland Bejko komentoi në Studio Live ndër të tjera edhe raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Bejko shprehu vlerësimin e tij për Dumanin, teksa theksoi se hodhi poshtë disa mite.

'Zoti Dumani na dha disa mesazhe. Së pari, rrëzoi tezën se Shqipëria rrezikohet nga një republikë prokurorësh. Raportoi tek një pushtet tjetër. Drejtësia shkon dhe raporton tek parlamenti. E dyta, Dumani ka treguar se ju dha mesazhe të qarta politikanëve, ku shumica e tyre janë klient dhe tha se asnjë politikanë nuk është koleg. I ka dhënë kufirin tek thana. Tregoi se është pushtet i pavarur.

SPAK nuk dëgjon lajme. Jo vetëm prej kohës, por nuk iu intereson. I mjafton korrespondenca me BE dhe SHBA. misioni i SPAK është i qartë, PD e mbështet pa rezerva. Kemi propozuar amendamente në parlament, ku parashikohet zgjatja e mandateve të prokurorëve të SPAK. Janë të rrallë ata burra, njëri prej tyre është Dumani.'

Sa i përket ballafaqimit të Dumanit me deputetët që ka nën hetim, Bejko shprehet se ata janë në hall.

'Ata janë në hall. Nuk e di zoti Noka a ka abuzuar gjatë pushtetit. Grupi afër Berishës apo Metës, shpesh bëjnë dhe lojërat fjalësh duke tentuar ta banalizojnë punën e SPAK, duke e quajtur organizatë kriminale. Ka qenë vetë Berisha që në 2017 ka kritikuar ata që e kanë shkarkuar Dumanin. Kjo mungesë koherencë, për të cilën shquhet, janë në hall. Dhe mirë që e shfaqin, tregojnë se kanë probleme serioze me drejtësinë. Republikës së vjetër i ka ardhur fundi dhe do zëvendësohet me një republikë tjetër me mbështetje të BE dhe SHBA.'


Lajmi kryesor:

'Dumani vuri kufirin tek thana' Bejko: Grupi i Metës e Berishës në hall me drejtësinë! Republikës së vjetër i ka ardhur fundi


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?