Njihuni me tre smartphone-t e fuqishme të serisë më të fundit Galaxy S22

21 Shkurt 2022, 12:48| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 12:56

  • Share

Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por çdo herë ai arrin të na befasojë sërish. Në Galaxy Unpacked 2022 që u zhvillua në fillim këtij muaji, Samsung prezantoi serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra i cili bashkon veçoritë më të mira të serisë Note dhe serisë S. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t. 

Dizajn ikonik dhe i ndërtuar për të zgjatur

Për serinë Galaxy S, Samsung ka aspiruar gjithmonë të zhvillojë një formë të thjeshtë dhe të sheshtë që harmonizon në mënyrë perfekte teknologjinë dhe dizajnin. Galaxy S22 dhe S22+ pasqyrojnë dizajnin ikonik të serisë S, Contour-Cut. Për të krijuar një pamje më të hijshme dhe më të rafinuar, të dyja pajisjet janë ndërtuar me një ekran të sheshtë 6.1 dhe 6.6 inç FHD+, të kompletuar me një xham luksoz. Këto modele vijnë në katër ngjyra: e zezë, e bardhë, jeshile dhe rozë e artë.

Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara 6.8 inç dhe me një SPen të integruar. Ai vjen në katër ngjyra të guximshme duke përfshirë ngjyrën e zezë, e bardhë, jeshile dhe ngjyrën më të re në S22 Ultra, vishnje.

Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj. Gjithashtu, seria Galaxy S22 bazuar në vizionin e Samsung “Galaxy for the Planet”, ka në përmbajtjen e saj materiale të përfituara nga riciklimi i rrjetave të peshkimit të hedhura në oqean.

Fuqi dhe performancë e lartë

Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t'ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 - Galaxy S22 Ultra – përmban Wi-Fi 6E që  ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura. Gjithashtu, S22 Ultra ka një SPen të integruar me të cilin mund të shkruani dhe vizatoni më natyrshëm në ekran. E gjithë seria Galaxy S22 do të ofrojë mbështetje deri në katër gjenerata të upgrade-ve të sistemit operativ Android.

Realizoni fotografi dhe video mahnitëse

Këto smartphone sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë, me kamera të përmirësuara për të realizuar shkrepjet më të mira kudo që jeni. Të dy Galaxy S22 dhe S22+ janë ndërtuar me sensorin e madh të kameras Wide-Angle 50 MP që ndizet gjatë natës, shoqëruar me një kamera Ultra-Wide 12MP, kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamera për selfie 10MP.  Ndërsa, kamera me rezolucion të lartë 108MP e Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me sensorin më të madh të Samsung 2,4μm piksel, i cili bën të mundur që lentet të kapin më shumë dritë. Kjo shoqërohet nga një kamera Ultra Wide 12MP, kamerat telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamera për selfie 40MP.

Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Veçoritë Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale të mundësuar nga NPU-ja e re, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Ndërkohë, opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona. Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike. Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?