Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, si ta përgatitni në shtëpi

4 Maj, 09:19| Përditesimi: 4 Maj, 09:27

  • Share

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.

Kështu selinoja është një antiinflamator dhe stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm ndërsa kastraveci përmban shumë ujë dhe një sërë përbërësish të tjerë plot me vlera ushqyese.

Gjethet e selinosë përmbajnë vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë e saj kanë vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Përveçse lufton çdo inflamacion në organizmin tuaj ky lëng do t'ju ndihmojë të pastroni edhe arteriet.

Si ta përgatitni lëngun jeshil në shtëpi?
Fillimisht qëroni të gjithë përbërësit dhe i prisni ato.

I vendosni në mikser ose në shtrydhëse dhe trazojini për disa minuta.

Kur të shihni që është formuar lëngu jeshil, hidheni masën në një gotë dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Këtë pije mund ta pini çdo mëngjes ose gjatë ditës.

Gjithashtu sipas dëshirës pijes mund të shtoni edhe erëza ose mjaltë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?